Kush është gjyqtarja e arrestuar nga SPAK, liroi nga burgu të dënuarit më burgim të përjetshëm (VIDEO)

SPAK ka bërë një goditje të fortë ditën e sotme në Gjykatën e Krujës, pasi ka urdhëruar arrestimin gjyqtares Enkelejda Hoxhën.

Kush është Enkelejda HoxhaEmri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun.

Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka paralajmëruar se vendimet e gjyqtares Hoxha do të jenë objekt verifikimi.

Por, ndërsa e Enkelejda Hoxha vijonte të merrte vendime, dyshime të forta shfaqen rreth pasurisë së saj. Shqiptarja.com ka sjellë në vëmendje ekskluzivisht skedën e pasurisë së pazakontë të gjyqtares të shumfishuar ndër vite.


Lajmi kryesor:

Do lironte një tjetër të dënuar për vrasje për 12 mijë euro, gjyqtares Enkelejda Hoxha i vihen prangat në sallën e gjyqit! SPAK bastis Gjykatën e Krujës! Zbardhet SKEMA (EMRAT)


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës