Pak ditë më parë Policia e Bulqizës arrestoi një person që lëvizte me armë pa leje dhe drejtonte një makinë me targa false.
31-vjeçari Besmir Zeneli u ndalua edhe pas informacioneve se qëllonte me armë në ajër në Zerqan të Bulqizës.
Gjatë operacionit Besmir Zeneli goditi me makinën e tij tip Range Rover edhe automjetin e policisë, duke vënë në rrezik jeten e efektivëve 4 ditë më parë.
Por nga hetimet rezultoi se Besimir Zeneli është një emër i njohur për Policinë.
Në 4 maj të këtij vitit Besmir Zeneli i bëri atentat 26-vjeçarit Dejvis Rrustemaj. Ngjarja ndodhi në zonën e Kinostudios, kur sapo Dejvis Rrustemaj doli nga një bilardo, u qëllua nga 31-vjeçari Besmir Zeneli.
Pas atentatit ai u largua me shpejtësi në zonën e Bulqizës, ku lëvizte i lirë, pavarësisht se ishte në kërkim për një atentat në Tiranë. Burime nga Policia e Shtetit thanë për Report TV se Besmir Zeneli paraqiste një rrezikshmëri të lartë.
31-vjeçari është aksioner në një kompani kromi në zonën e Bulqizës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO