Kush është lideri i vërtetë i opozitës?

Kush është lideri i vërtetë i opozitës?

Presidenti Ilir Meta

Përplasja më e madhe në këto ditë të fushatës, të paktën mediatikisht, nuk ka qene ajo midis dy forcave më të mëdha politike. Ashpërsia është vënë re në tjetër drejtim, në debatin e përditshëm tashmë Rama – Meta. Vetë presidenti nuk po lë rradhë për fushatë, por kërkon të jetë dhe aty protagonist, duke mos pritur as rezultatin e zgjedhjeve për të vendosur të jetë në krye të opozitës apo jo.

Protagonizmi që kërkon të tërheqë rreth vetes Presidenti, pak ka lidhje me prerogativat e kreut të shtetit, por me vetë rolin e protagonizmit në lëvizjen opozitare. Pra, kush është lideri i vërtetë i opozitës. Në këtë përplasje gjithësesi vihet re se Basha qëndron jashtë. As nuk mbështet deklaratat e Metës por thjesht i shpërfill sikur nuk ekzistojnë. Ndërhyrja e Metës në çështje fushate nuk shkon përshtat interesave të tij ndërsa po ndërton imazhin e liderit të opozitës. Dhe dy gjela në kotec vetëm mund të zihen midis tyre. Në këtë kakofoni qëndrimesh, as Presidenti nuk e përmend në emër Bashën.

Madje edhe kur vete në Vlorë dhe takon Bujar Leskaj. E gjithë kjo dëshmon se megjithë marrëveshjet që ka midis PD dhe LSI, midis këtyre dy figurave nuk ka as simpati, por as respekt kalorsiak ku për xhentilesë nuk ndërhyhet tek baçja e tjetrit. Për vetë rolin që ka PD, dhe për filozofinë që përfaqëson jo vetëm për shifrat, natyrshëm roli i liderit të opozitës i takon kreut të PD. Ndaj pjesëmarrja aktive e presidentit në fushatë për të marrë një rol protagonisti, padyshim e dobësojnë rolin e Bashës si figura qëndrore e opozitës.

Në këtë aspekt, me heshtjen e tij, duket se është më i nteresuar sesa vetë Rama, që ti kumtojë presidentit që të mbajë vendin e tij e të mos ngatërrohet më tej në lojën politike parazgjedhore. Gjithësesi opozita duket se ka humbur kohezionin mes vetes. Shifrat që lëvizin dhe ku njëra palë e opozitës ulet dhe tjetra ngrihet, duket se ndikojnë në ndryshimin e humorit dhe shprehjes së pakënaqësisë midis aleatëve të vjetër. Klima nuk është entusiste. Dhe parashikimet gjithashtu. Ndoshta që dy javë përpara zgjedhjeve duhet menduar dhe fajtori për shkakun pse u humbën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja