Kush është Locbkiti, 'krimineli' digjital që po bën namin?!

Kush është Locbkiti, 'krimineli' digjital që po bën namin?!

Muajt e fundit, grupi kriminal kibernetik Lockbit ka hakuar disa prej organizatave më të mëdha botërore, duke vjedhur dhe publikuar të dhënat e tyre, nëse ato nuk paguanin shpërblim. Po ashtu grupi kriminal ka thyer edhe kodin e sigurisë së Bankës Komerciale dhe Industriale të Kinës.

LockBit është një grup kriminal kibernetik që propozon ransomware si shërbim. Ata përdorin taktika të zhvatjes së dyfishtë ku jo vetëm kodojnë të dhënat e viktimës, por edhe kërcënojnë se do t'i nxjerrin ato nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Lockbit u zbulua në vitin 2020 kur softueri i tij u gjet në forumet e krimeve kibernetike në gjuhën ruse, duke i nxitur disa analistë të sigurisë të besonin se grupi kriminal e ka bazën në Rusi.  Grupi nuk ka shfaqur përkrahje për asnjë qeveri ndërkohë, e askush nuk ka pohuar deri më tani se ai  mund t’i përkasë ndonjë shteti apo kombi.

“Ne ndodhemi në Holandë, jemi plotësisht jopolitik dhe na interesojnë vetëm paratë”, ka shkruar vetë ai në dark Web. Brenda vetëm tre vitesh, ky grup është kthyer në kërcënimin më të madh ransomeware në botë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Telashet më të mëdha, grupi i ka shkaktuar në SHBA, duke i goditur më shumë se 1.700 organizata amerikane në pothuajse çdo industri, nga shërbimet financiare dhe ushqimore te shkollat dhe departamentet e transportit dhe ato qeveritare. Në mesin e viktimave më të fundit është gjiganti i mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, Boeing, të cilit të premten i publikoi një serë të dhënash të brendshme që i kishte përftuar përmes thyerjes së sistemeve të sigurisë së kësaj kompanie.

Në fillim të këtij viti, ai i hakoi shërbimet financiare-tregtare të grupit ION, duke shkaktuar pengesa të mëdha për konsumatorët, përfshirë në disa prej bankave më të mëdha botërore.Grupi kriminal kibernetik e infekton sistemin e organizatës viktimë me një ransomware – pra një softuer dashakeq i cili i kodon të dhënat – dhe pastaj e detyron organizatën në fjalë të paguajë në mënyrë që t’i zhbllokojë sistemet e të mos ia bëjë bpulike të dhënat sensitive. Pagesën e kërkojnë zakonisht në formë të kriptomonedhave, për shkak se është më e vështirë ta gjurmosh dhe sepse marrësi, kështu mbetet anonim.

SHBA-ja dhe zyrtarë të tjerë në një aleancë prej 40 vendesh janë duke u përpjekur ta ndalin vrullin e ransomëare-ve të tilla duke këmbyer të dhënat të inteligjencës mes vete për adresat ku kriminelët e tillë i ruajnë kriptomonedhat e tyre.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Bie fluksi në Kapshticë, punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje

Bie fluksi në Kapshticë, punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje