Kush është miliarderi kanadez që përzuri Berisha, i cili donte të ndërtonte marinën e Durrësit

Kush është miliarderi kanadez që përzuri Berisha, i cili donte të ndërtonte marinën e Durrësit

Peter Munk

Edi Rama ka deklaruar sot në Parlament se në vitin 2006, ka ardhur në Shqipëri miliarderi famëmadh kanadez Peter Munk, me idenë e ndërtimit të një marine në Durrës, pikërisht aty ku do të ndërtojë Muhamed Alabar.

Kryeministri deklaroi se Munk u përzu nga Shqipëria se sipas tij “Napoloni kërkoi 50%, çka e bëri që të ikte me të katra”.

Deklarata publike e Ramës nuk është thënë ndonjëherë, e përbën një interes më shumë për kurizitet tashmë, pasi investimin miliarderi kanadez nuk e ndërtoi këtu.

Por pak më lart Durrësit, në Tivat të Malit të Zi, ku ndërtoi një marinë moderne me emrin Porto Montenegro, i cili është një motor ekonomik i vendit fqinj.

Një marinë që nuk përfshin vetëm kalata dhe infrastrukturë për jahte luksoze, por edhe vila, hotele, resorte e jacht clube për zengjinët e botës që harxhojnë shuma të mëdha.

Porto Montenegro nisi të ndërtohej në vitin 2007,  pikërisht një vit pasi e larguan Peter Munkun nga Shqipëria. Qeveria e Milo Gjukanoviçit, i ofroi miliarderit me origjinë hungareze një bazë të vjetër të ushtrisë jugosllave, të cilin ai e transformoi në një perle mesdhetare.

Fuqinë ekonomike të Porto Montenegro-s e tregon fakti se edhe sot e kësaj dite, punëtorë nga Shqipëria me numër të konsiderueshëm punojnë atje në ndërtim, instalime apo restaurime. Edhe pse ka 15 vjet që ka nisur ndërtimi, ai sit zgjerohet çdo ditë, pasi kërkesa për shërbime vetëm rritet, e është kthyer në një qendër nevralgjike e fuqi turistike për vendin.

Biznesmeni që e ndërtoi në Mal të Zi idenë e tij gjeniale sot nuk jeton më. Peter Munk vdiq në vitin 2018 në moshën 90 vjeçare, por la prapa një perandori të fuqishme ekonomike e financiare që vepron nga pasuritë e patunshme, industria e naftës, ajo farmaceutike, e deri tek tregu i aksioneve.

Peter Munk, mbërriti në Kanada në vitin 1948 nga Hungaria, ku i përkiste një familje hebreje të njohur rabinësh.

Munk ishte themeluesi dhe shefi ekzekutiv i një sërë sipërmarrjesh biznesi të profilit të lartë, duke përfshirë kompaninë elektronike hi-fi Clairtone, kompaninë e pasurive të paluajtshme Trizec Properties dhe Barrick Gold, korporata më e madhe në botë për nxjerrjen e arit.

Munk është i njohur për filantropinë e tij, si donator i Munk School of Global Affairs në Universitetin e Torontos dhe Qendrës Kardiake Peter Munk në Spitalin e Përgjithshëm të Torontos. Ai është gjithashtu i njohur për mbështetjen e Debateve Munk.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foni: 25/11/2022 04:32

    I di mire keto pune Edi, spiun qe i vogel eshte rrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit