Kush është njeriu që po frymëzon botën me fjalët e tij

Kush është njeriu që po frymëzon botën me fjalët e tij

Tony Robbins

Tony Robbins është amerikani që po frymëzon botën me fjalimet e tij. Ai poston gjithmonë fjalime frymëzuese  duke ndihmuar njerëzit që kanë probleme me vetëbesimin apo probleme të tjera të jetës në punë shkollë apo njerëz që kanë dështuar në një moment të jetës së tyre.

Tony ka patur një fëmijëri të tmerrshme, që e ka formuar atë që është sot. Robbins është një prej “life coaches” më të famshëm të momentit, ku drejtorët ekzekutivë të kompanive dhe miliarderë të bizneseve të mëdha konsultohen me të.

Tony Robbins gjatë fjalimit

Ai u bë i njohur kur ishte 26 vjeç nga aftësia për ta mbajtur turmën të përqendruar dhe të emocionuar për orë me radhë gjatë seminareve.

 Deri më tani, me punën e tij ka bërë që miliona njerëzve t’i ndryshojë jeta pozitivisht!

Krahas  fjalimeve motivuese, ai është autor i 4 librave përmes të cilëve kërkon që njerëzit të shohin dritën brenda tyre që të arrijnë nivelin e lumturisë që kërkojnë në jetë.

Ai listohet si një prej 200 guruve më të mirë të biznesit nga "Harvard Business Press" dhe si një prej 100 njerëzve me më shumë ndikim në financën globale.

Tony Robbins gjatë fjalimit

Tonny Robbins gjithmonë i ka ndihmuar të varfërit dhe ai thekson: "Duke dhënë më shumë, ne bëhemi më shumë!"

Ai arriti të bëhej çfarë është sot, duke ndjekur shembullin e figurave të mëdha botërore, me të cilët pati fatin të punojë, si Nelson Mandela, Mikhail Gorbachev, Margaret Thatcher, Nënë Tereza dhe shumë të tjerë. Miliona njerëz nga e gjithë bota konsultohen rregullisht me të për të ecur në rrugën e duhur.

Tony Robbins gjatë fjalimit

Ai beson se njeriu mund të përmbushet plotësisht vetëm nëse jep, nëse shërben.

Ne ndihemi të vegjël dhe shumë më të sfiduar kur fokusohemi vetëm tek vetja!” Kjo sepse edhe kur mendon se e ke përmbushur veten duke marrë atë që mendon se doje, në një moment a tjetër do të shohësh se gjendesh në një pozicion që s’është kurrë mjaftueshëm. Me pak fjalë, ajo që do marrësh nuk do të bëjë kurrë të lumtur. KUSH t’i bëhesh mund të të bëjë shumë të lumtur ose shumë të trishtuar.  Kjo na bën të ndihemi gjallë!", ështëshprehur ai.

Tony Robbins

Për të qenë pjesë e seminareve të tij nuk kushton pak, pasi  një biletë e thjeshtë fillon nga 650$ , bileta VIP është $1,095, Diamond kushton $2,395 dhe Diamond Premiere është $2,995.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 10/09/2019 19:37

    Ejani ne Durres,me nje grusht fara behesh filozof

    Përgjigju
  • Njoni: 10/09/2019 15:02

    Lexoni librin e shenjt Kuranin (apo biblën) dhe i keni aty të gjitha mësimet për një jetë sa më të mirë e të begatë, pa pagujt bileta vipash. Që mos të dukeni si dele është muhabeti.

    Përgjigju
    • Loti: 11/09/2019 02:11

      Nese e kishe me shaka muhabetin e deles, ke humor. Delja qe permende ti eshte kafsha me e permendur ne bibel. E vertet qe te dy librat(bibla dhe kurani) kane shume mesime qe perdoren ne jeten e perditshme

  • Loti: 10/09/2019 12:12

    Jim Rohn ishte 100 here me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis