Emërimi i ambasadorit Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit special nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të qenë pjesë e bisedimeve Kosovë- Serbi në procesin që pritet të fillojë së shpejti duket se është një përpjekje e SHBA për të për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e një marrëveshje zyrtare e cila mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga Serbia.
Presidenti Thaçi e ka mirëpritur vendimin e SHBA dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me të dërguarin e Trump për të siguruar arritjen përfundimtare të paqes në Ballkan.
Serbia ka vendosur për vazhdimin e bisedimeve, heqjen e taksës 100% që Kosova ka vendosur për mmallrat serbe, takë e vendosur nga qeveria Haradinaj
Kjo lëvizje e Trumpit vjen pas vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili emëroi Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, e që në agjendën e tij si pikë kryesore do ta kishte dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por kush është Richard Grenell?
Richard Grenell ka marrë postin e tij të ambasadorit të SHBA-së në Gjermani nga maji i vitit 2018 dhe për gati 20 vjet ai ka qenë këshilltar kryesor i komunikimit për zyrtarë në nivele federale, shtetërore, lokale e ndërkombëtare. Grenell, gjithashtu, ka qenë edhe zëdhënësi me mandatin më të gjatë i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke iu shërbyer katër ambasadorëve amerikanë. Ai është i diplomuar dhe ka marrë gradën e masterit në Universitetin e Harvardit. Në vitin 2012, Grenell ishte zëdhënës për politikën e jashtme të kandidatit për president , Mit Romney.
Puna e ambasadorit amerikan, Richard Grenell, konsiderohet si kontroverse në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Berlin, ai ishte vendosur në qendër të kritikave pasi që kishte thënë se kompanitë gjermane duhet të ndërpresin bashkëpunimin me Iranin, kjo pasi që Trump kishte ndërprerë marrëveshjen për armët nukleare në vitin 2015. Në mars të vitit 2019 ai kishte kritikuar planet e Gjermanisë për shpenzime ushtarake brenda NATO’s, duke i quajtur si të pamjaftueshme.
Takimi sekret me presidentin Hashim Thaçi në Berlin
Siç ka raportuar Washington Post, Grenell është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Berlin gjatë muajit dhjetor të vitit 2018. Trump i referohej Grenell si ‘njeri i besueshëm”, dhe Thaçi në Berlin i kishte premtuar atij në atë kohë se do ta heq taksën ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Takimi i Grenell me Hashim Thaçin ishte realizuar pak ditë pas letrës që Presidenti Donald Trump I kishte dërguar Thaçit dhe Vuçiç, në të cilën tregohej gatishmëria e SHBA’së për të ndihmuar në përpjekjet për “arritjen e një marrëveshjeje që respekton interesat e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”.
Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, sot arrin për vizitë në Kosovë. Siç njofton Presidenca e Kosovës, ambasadori Richard Grenell do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi do të zhvillohet në kabinetin e presidentit Thaçi në ora 13:00