PROFIL/ Kush është Ritvan Zykaj? Banorët: Trauma në fëmijëri pasi ishte djegur në stan

Ritvan Zykaj tani njihet si personi që kreu masakrën më të rëndë të ndodhur në dekadat e fundit. Familja e shuar prej dorës së 24-vjeçarit akuzonte të riun se kishte vjedhur pulat. Këtë ai e ka mohuar por banorët e zonës thonë se, 24-vjeçari njihej si vjedhës pulash.

Ai madje, ishte arrestuar disa herë pas denoncimeve të shumta se vidhte pulat e fshatit. Fqinjët e familjes së Ritvan Zykajt tregojnë se i riu rreth 8 vite më parë kishte pësuar djegie trupi. Ai jetonte me prindërit të vëllanë dhe të motrën. Gjatë ditës Ritvan Zykaj merrej me bagëti dhe kujdesej për ato. Gjatë orëve të fundit, ndërsa ishte në kërkim Ritvan Zykaj befasoi opinionin publik me postimet në profilin e tij në Facebook.

Qytetarë të ndryshëm reaguan ashpër në profilin e tij, duke thënë se autoritet duhet të japin dënim maksimal për makabritetin që i riu shkaktoi. Profili i tij i Facebook u mbyll në orët e para të ditës së sotme por ajo çfarë u vu re ishte se 24-vjeçari ishte mjaft aktiv në rrjetet socale. Ai postonte poezi të ndryshme, e dukej se ishte dhe ndjekës i aktualitetit politik në vend. 24 vjeçari njihej si person me çregullime psikike në zonë, por nuk ishte kuruar asnjëherë për problemet e tij.

Ai konsideroj si person problematic në zonë, lëvizte shpesh herë me armë dhe qëllonte shpesh herë duke përhapur panik te banorët e zonës. Jashtë kameras, të afërm të tij tregojnë edhe një episod që i ka ndryshuar jetën përgjithmon vrasësit të Selenicës.

Në vogëli ai është djegur në pjesën më të madhe të trupit teksa ishte në stan me bagëti dhe që nga ai moment gjendja e tij psikike por edhe shëndetësore nuk ka qenë më normale. Por edhe pse jo normal në sjellje, familja e tij nuk u kujdes për ta trajtuar dhe gjendja do të degradonte deri ditët e sotme, ku ai i mori jetën 8 të afërmve të tij.

Ora 22:24
FOTO/ Ky është autori i masakrës me 8 të vdekur në Resulaj të Selenicës
  • /Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Kafsha: 11/08/2018 16:58

      Tipare primitive neandërtali!

      Përgjigju
    • Toni: 11/08/2018 16:15

      Eshte me teper viktime e talljeve dhe e persekutimit mendor

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

    Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars