"Kush është socialist i ndershëm, të vijë te LSI", Braimllari akuza nga Korça: PS po tenton të na marrë mbështetësit

Kandidati i LSI në Korçë, Endrit Braimllari

Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Braimllari, ka akuzuar Partinë Socialiste se po tentojnë t'i marrin mbështetësit, duke i dërguar këtyre të fundit mesazhe dhe duke i kërkuar të bashkohen me ta.

Me një postim në Facebook, Braimllari shkruan se "LSI as nuk shitet e as nuk blihet", ndërsa i bën thirrje atyre që i quan "socialistë të ndershëm", që t'i bashkohen kësaj force politike.

Sipas Braimllarit, LSI është garanci për çdo socialist të ndershëm.

"Kam një mesazh shumë të qartë për çdo socialist të ndershëm, për çdo socialist dhe progresist që e do vendin, të vijë tek shtëpia e vet, të vijë tek Lëvizja Socialiste për Integrim, sepse LSI është forca e njerëzve të thjeshtë, sepse LSI është garanci për çdo socialist të ndershëm, sepse LSI është garanci për çdo familje socialiste për ta krijuar të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Ne e duam Korçën, ne e duam Shqipërinë dhe do të punojmë ta bëjmë Korçën shtëpinë tonë, Shqipërinë shtëpinë tonë.

Nuk doja të merresha me Rilindjen, sepse fushata jonë është fushatë pozitive, është fushatë e jashtëzakonshme, derë më derë, me një ekip të ri, me nëna korçare që na përkrahin çdo ditë.

Por, e di, kur po vija këtu më erdhi një SMS ku janë sulur hajdutët e rilindjes për të kontaktuar njerëzit e LSI-së dhe për ti thënë: Hajdeni me ne!

A e dini se cila ka qenë përgjigja? LSI as nuk shitet dhe as nuk blihet, por qytetarët korçarë nuk do të mbështesin më një Rilindje të kalbur, por do të mbështesin socialistët e vërtetë që janë Brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim", shkruan Braimllari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/04/2021 00:17

    //LSI as nuk shitet dhe as nuk blihet...//.LSI jepet e merret hua,sa here duan numra ne kuvend,dy partite kryesore per te krijuar shumicen dhe i japin pastaj <<shperblimin>>,tamam si eskorte per sugar-daddy.

    Përgjigju
  • raul: 11/04/2021 12:50

    O Edhjet o Epshurr po si se kupton se vetem nje i cmendur i shkon prapa Nafije dybekut dhe sektit naziskin te leshelise. Me 25 prill doktoresha fallxhore per skrap. Shkofte ne td s'emes gruaja me e urryer e planetit.

    Përgjigju
  • Katarakti: 11/04/2021 10:24

    Cfare idiotesh mban Shqiperia dhe LSI, por edhe hajdute! "PS kerkon te na marre mbeshtetesit" thote ky , Brahimllari!

    Përgjigju
  • Bilali: 11/04/2021 10:09

    Hahha cna kenaqet.E perkthyer hajdeni te Leshelia o hajdut se do ju bejm drejtora dhe do vidhni sa te doni.Leshelis i ka ardh fundi

    Përgjigju
  • Ilirjan: 11/04/2021 09:51

    Mos kerko kot se nuk ka socialist te ndershem.shiko te elektorati gri

    Përgjigju
  • Lesh e li: 11/04/2021 09:34

    Lesh e lija vetem ble se per ta blere nuk e ble njerise qelbet

    Përgjigju
  • Like: 11/04/2021 09:34

    Nese e quan te ndershem like injorantin e kokemadhin e mona surrat kali vajhalli populli qe nuk ka vjedhur fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë