Kush është Ursula, presidentja e re e Komisionit Europian?

Kush është Ursula, presidentja e re e Komisionit Europian?

Pasi rekuperoi terren, duke bindur delegacione të ndryshëm europian për ta mbështetur dhe pas prezantimit të platformës së saj social ekonomike, me 383 vota pro, ish Ministrja e Mbrojtjes gjermane Ursula von der Leyen u zgjodh për të drejtuar Komisionin Europian, e dyta president femër pas Simone Veil, 40 vite më parë.

Po kush është Ursula, Presidentja e re e Komisionit Europia?

Ajo ka lindur në një rrethinë të Brukselit, më shumë se 60 vjet më parë.

Ursula Von der Leyen kaloi 13 vjetët e parë të jetës së saj në Bruksel. Babai i saj, Ernst Albrecht, ishte një zyrtar i nivelit të lartë në Komunitetin Ekonomik Evropian dhe në Komunitetin Evropian.

Në kohën kur ishte studente në Londër, iu desh të përdorte një emër të rremë pasi ishte në listën e objektivave të një organizate terroriste gjermane të kohës.

Në CDU ajo hyri në vitin 1990. Pas një përvoje lokale, në vitin 2005 ajo bën kapërcimin e madh në politikën kombëtare.

Në dallim nga shumë kolegë të saj, von der Leyen flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht dhe gjithmonë ka vepruar me vetëbesim në skenën ndërkombëtare.

Në legjislatura e qeverisjes së kancelares Merkel, von der Leyen mbajti një sërë postesh ministrore.

Fillimisht mbajti postin e ministrit të Familjes në harkun 4-vjeçar midis 2005-s dhe 2009-s.

Më tej, në vitin 2009, duke shërbyer në kabinetin e dytë të Merkelit, von der Leyen, u bë ministre e Shëndetësisë.

Katër vjet më vonë, në dhjetor 2013, ajo u kthye në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Në të kaluarën ka qenë kandidate edhe për sekretare e përgjithshme e NATO-s, por edhe për presidente e Gjermanisë, në postin e Frank-Walter Steinmeier.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital