Kush është Yevgeny Prigozhin, ish-kuzhinieri i Putin që synon të rrëzojë kreun e Kremlinit

Kush është Yevgeny Prigozhin, ish-kuzhinieri i Putin që synon të rrëzojë kreun e Kremlinit

1685798066_yevgenyprigozhin.JPG

Yevgeny Prigozhin kreu i grupit mercenar Wagner është shfaqur si një lojtar kyç në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Si kreu i ushtrisë së fuqisëhme të mercenarëve, ai ka udhëhequr sulmin rus në zonat kryesore të luftës dhe ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut.

Ai është nga Shën Petersburgu, vendlindja e Vladimir Putinit dhe pas disa kohësh në burg për vjedhje, Prigozhin ngriti një zinxhir dyqanesh që shisnin hot-dog në Shën Petersburg.

Biznesi shkoi mirë dhe brenda pak vitesh, në vitet 1990, Prigozhin ishte në gjendje të hapte restorante të shtrenjta në qytet.

Më vonë, kompania e hotelierisë së Prigozhin Concord u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin, duke i dhënë atij pseudonimin "kuzhinieri i Putinit" .

Pas vitesh mohimi të ekzistencës së Wagner-it, më 27 korrik 2022, media e kontrolluar nga Kremlini papritmas pranoi se po luftonte në Ukrainën lindore.

Prigozhin gjithashtu filloi të postonte video në mediat sociale me sa duket të filmuara në pjesët e okupuara të Ukrainës  në të cilat ai mburrej me bëmat e Ëagner atje.

Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera. Po ashtu, në mënyrë diskrete drejtoi një ndërmarrje për lajmet e rreme në Shën Petersburg, që udhëhoqi përpjekjet e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.

 


Lajmi kryesor:

‘Marrëveshje për të shmangur gjakderdhen’, Prigozhin tërhiqet nga sulmi ndaj Moskës! Kremlini: Do të shkojë në Bjellorusi! Nuk do të gjykohet


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump