Sipas policisë, arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi, në lokalin e vëllait, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait Th. Gj., 68 vjeç, dhe vëllait të tij E. Gj., 37 vjeç, duke shkelur edhe urdhrin e mbrojtjes që Gjykata kishte lëshuar për babanë dhe vëllanë e tij, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë fizike edhe më parë ndaj tyre.
Gjithashtu shtetasi Kevin Gjika ka kanosur me fjalë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj shtetasit J.K, banues në Kuçovë, komshi i tij, i cili kishte ndërhyrë për të stabilizuar situatën e krijuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Dhuna në familje” , ”Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, ”Kanosje” dhe “Prishja e Qetësis Publike”, parashikuar nga nenet 130/a, 321/2, 84,dhe 274 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com




