Kush është Ardi Veliu, numri
një i Policisë së Shtetit/CV-ja

Kush është Ardi Veliu, numri<br />një i Policisë së Shtetit/CV-ja<br>
Me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe firmë të kryeministrit Edi Rama, Ardi Veliu është emëruar këtë të hënë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Veliu pason në këtë detyrë Haki Çakon i larguar nga detyra një muaj më parë. 

Ardi Veliu ishte ndër emrat më të përfolur si zëvendësues i Çakos, ndërsa në konkursin e zhvilluar nga Policia e Shtetit për gradën "Drejtues Madhor", ai ka marrë pikët maksimale, duke përmbushur të gjitha kriteret për të qenë ai numri një i Policisë së Shtetit. 

KUSH ËSHTË ARDI VELIU:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin 8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Besimtarët ortodoks i japin lamtumirën në Katedralen 'Shën Dhimitri', Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit

Besimtarët ortodoks i japin lamtumirën në Katedralen 'Shën Dhimitri', Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit