Ditën e eklipsit diellor, kënga “Total Eclipse of the Heart” u rendit e para në iTunes në Amerikë, duke zhvendosur në vend të dytë “Despacito”, këngën me më shumë klikimë në YouTube.
“Eklipsi i plotë i zemrës” u shpall kënga zyrtare e këtij eklipsi në Amerikë dhe Bonnie Tylor e rikëndoi atë në një anije gjatë kohës kur Amerika u zhyt në errësirën e eklipsit.
Në 11 gusht, kënga ishte luajtur 55,768 herë ndërsa më 18, ai numër ishte rritur në 93,148.
Dëgjimi në Amazon dhe Apple nuk ishte marrë parasysh, por të hënën kënga doli e para në iTunes.
Kënga ka dalë për herë të parë në vitin 1983, dhe shiti miliona kopje, e që atëherë ajo u bë shumë e njohur, por për shkak të eklipsit të Diellit arriti të ngjitet në majë të klasifikimeve.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com