I konsideruar si kreu i organizatës kriminale që trafikoi 120 kg drogë nga Vlora drejt Brindizit nga ajri me avion, Sokol Lamaj është një emër i njohur në trafikun e narkotikëve për policinë italiane.

Lamaj rezulton të jetë arrestuar për posedim narkotikësh në vitin 2009 në Itali, ku gjatë një operacioni atij i janë sekuestruar 1 kg marjuanë të cilën e kishte fshehur në kuzhinën e banesës së tij.

Gjatë arrestimit asokohe së bashku Sokolin është ndaluar dhe bashkëjetuesja e tij shtetasja rumune, Violeta Tudorita si dhe u është sekuestruar një automjet luksoz Audi A8.

Pas problemeve me drejtësinë italiane Lamaj është kthyer në Shqipëri, ku rezulton të ketë ndryshuar mbiemrin në Burhamaj.
 
Sokol Lamaj së bashku me 5 personat e tjerë të arrestuar në Shqipëri mes tyre dhe efektivi policisë së Vlorës Valdimir Zanaj, pritet që të premten të dalin para gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur me masën e sigurisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)