TIRANE - Profili i Ardian Prrenjasit, që të kujton skenarë filmash thriller, ka një historik të ngjeshur abuzimesh me të mitur e megjithatë nuk është dënuar kurrë me burg. Ai u lind në Përrenjas të Librazhdit, më 2 nëntor 1968. Ishte vëllai i madh i familjes, ndërsa prej 6 vitesh ishte përzënë nga shtëpia për shkak se kishte rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht një fëmijë të lagjes. Ardiani ishte i divorcuar dhe kishte 3 fëmijë, ndërkohë që aktualisht bashkëjetonte më një grua nga Dibra. Babai i vdiq pak vite më parë, ndërsa nëna e tij banon në Perrenjas së bashku me djalin tjetër, Besnikun, i cili ka një fëmijë 5 vjeç, të cilin sot në mëngjes e ka nisur drejt Greqisë.
Ai nuk ka pasur një profesion të mirëfilltë, pasi ka kryer vetëm arsimin 8-vjeçar, ndërsa në Përrenjas ka punuar si shitës ambulant. 45-vjeçari kohët e fundit ka punuar në landfillin e Sharrës, grumbullonte mbeturinat në kryeqytet dhe i transportonte ato për në vendgrumbullim.
Një fakt tronditës është zbuluar në arshivat e policisë së Librazhdit, që daton në vitin 2004, kohë kur Ardian Prrenjasi nga fshati Përrenjas i Librazhdit, ka rrëmbyer edhe dy fëmijë, me të cilët ka abuzuar. Vetë i vëllai pohoi se rrëmbimi i një fëmije në lagje, ka qenë shkaku pse Ardiani është përzënë nga shtëpia, duke e ndarë për së gjalli nga çdo lloj gëzimi familjar apo fatkeqësi.
E ëma e 45-vjeçarit ka deklaruar se edhe në Greqi është akuzuar për pedofili madje është dënuar me 4 vjet burg për rrëmbim dhe abuzim të një fëmije të një çifti shqiptar.
“Që pas kthimit nga ushtria kemi konstatuar devijime. Është dënuar në Greqi për pedofili me 4 vjet burg. Pas kthimit që andej, kujtuam se u rehabilitua, u fejua. Kur ishte në prag të martesës, një rast tjetër ndodhi në Përrenjas. E denoncuan sërish, filloi procesi gjyqësor, por nuk është dënuar”,–ka deklaruar e ëma.
Më pas në 2008 është vendosur në Tiranë në shtëpi me qira, pikërisht në Laprakë. Kështu pedofili rezulton të ketë pasur disa precedentë abuzimi me të miturit, por duket se nuk është marrë seriozisht nga organet hetimore dhe ato të drejtësisë.
Autoritetet greke për një rast të vetëm të denoncuar e kanë dënuar me 4 vjet burg, ndërsa në Shqipëri edhe pse të paktën sipas dokumenteve zyrtare rezultojnë 2 raste të abuzimit me të mitur para rrëmbimit të 10-vjeçarit A.C, drejtësia jonë nuk e ka dënuar në asnjë rast me burg.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës dhënë më 14 tetor të 2008 thuhet tekstualisht se i akuzuari ka shfaqur pendesë të thellë dhe merret në konsideratë fakti se nuk është dënuar më parë. Madje sipas vendimit të gjyqtares, Ardiani, nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Në këto kushte gjyqtarja Shefkie Demiraj vendosi dënimin me 60 mijë lekë gjobë për Ardian Prrenjasin. Dhe pasi pagoi paratë, ai lau duart me drejtësinë.
Neglizhenca e gjithë këtyre precedentëve, bëri më pas që ai të rrëmbente dhe vriste Julian Çelën e zhdukur që më 30 nëntor të vitit 2012 dhe të rrëmbente dy ditë më parë të miturin A.Cani.
Pikërisht ky rast çoi në zbulimin e vrasjes së djalit të ish-drejtorit të Antiterrorit në SHIK, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur.
Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com