Pas publikimit në You Tube komentet kanë qenë të shumta.
Por ndryshe nga ç’pritej fansat kanë kritikuar cilësinë e klipt të saj.
Në njërin prej komenteve thuhet se ngjan sikur të jetë filmuar me celular.
Ndërkohë që duket se Sheila i ka kushtuar rëndësi pamjes së saj, pasi shfaqet mjaft e kuruar.
Këngëtarja e re ia ka besuar muzikën e klipit Dj Blunt ndërsa tekstin Inida Gjatës të njohur ndryshe si Zhaku.
Nga ana tjetër ashtu siç norm,alisht ndodh në rrjetet sociale ka edhe nga ta që e komplimetojnë Sheilën për zërin e saj dhe pamjen.
Në fund të fundit secili ka shijet e tij muzikore dhe është normale që mendimet të jenë të ndryshme.