Kush fshihet pas shitjes "me të
lirë’ të naftës nga Albpetroli?

Kush fshihet pas shitjes lirë’ të naftës nga Albpetroli?">
TIRANË - Një raport i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania) lidhur me ecurinë e sektorit të industrive nxjerrëse në Shqipëri në vitet 2013 dhe 2014 ka nxjerrë në pah të dhëna, që mund të përbëjnë një skandal korruptiv të kryer nga shoqëria shtetërore Albpetrol dhe drejtuesit e saj. Sipas raportit ndërkombëtar, në vitin 2013 kompania Albpetrol ka shitur 127 mijë ton naftë në ankand, ndërkohë që një vit më pas shitja ishte sërish 127 mijë ton. Mesatarja e çmimeve të realizuara në këto shitje ka qenë përkatësisht 441 dollarë amerikanë për ton në vitin 2013 dhe 396 USD/ton në vitin 2014. 

Sipas raportit, shitjet e naftës bruto me të njëjtën cilësi nga ana e kompanisë private Bankers Petroleum kanë realizuar çmime 13 për qind më të larta se të sipërpërmendurat në vitin 2013 dhe 20 për qind më të larta një vit më vonë.

Duke qenë së në vitin 2013 totali i shitjeve nga Albpetrol ishte 56.3 milionë dollarë, rezulton se shteti-pronar ka humbur 7.3 milionë dollarë atë vit nga shitja 13% më poshtë se tregu. Ndërkohë, me një faturë shitjesh në masën 50.6 milionë USD për vitin 2014, shteti ka realizuar një humbje në masën 10.1 milionë dollarë. Vetëm në këto dy vite humbje për Shtetin ka qenë 17.4 milionë dollarë ose 22 miliardë lekë të vjetra. Por, a mund të mendohet që këto para kanë humbur? Kompania që i ka blerë me të lirë e ka pasur shumë të lehtë t’ia shiste Bankersit, duke futur në xhep fitimin nga kjo aferë. Pra, dyshimi është më se i përligjur, pavarësisht se Ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk është ndalur të analizojë këtë ngjarje.
 
Le të shkojmë më tej.
Kush ka qenë kompania që ka rezultuar më së shumti fituese në ankandet e Albpetrolit? Deri në mes të vitit 2013, kur qeveria drejtohej nga Berisha, dalin në skenë emra të tillë blerësish si “Duçellari”, “Interpetrol” apo “Niti Petrol”, që nuk thonë gjë mbi pronarët e tyre. Por, me ardhjen e qeverisë së re, emri më i lakuar, fitues gati i të gjithë ankandeve, është “Trading Petrol & Drilling” (TPD).
Jo vetëm në vitin 2013 dhe 2014. Kompania rezulton të ketë fituar në një ankand edhe  në maj të vitit 2015, një sasi prej 100 mijë tonësh naftë nga Albpetroli, sikurse dëshmon për këtë buletini i prokurimit publik i datës 18 maj.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi