'Kush i bën gjithë këto ndërtime kur s'ka punë', Rama ironizon nga Vaqarri: I thashë, i bën Ndrangheta me mafien

Kryeministri Edi Rama nga Vaqarri, njësi administrative e Tiranës, ku ka inspektuar kantierin e lagjes së re që po ndërtohet, ka deklaruar se 27 000 vende pune janë krijuar në vendin tonë vetëm nga rindërtimi.

Gjatë inspektimit Rama bëri edhe një batutë referuar përgjimeve të dala në javën e fundit nga antimafia italiane, mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri, ku lakoheshin edhe zyrtarë të lartë.

"Shkruante njëri në facebook, ore gjithë këto ndërtime kush i bën thoshte këto ndërtime kur s'ka punë. I bën Ndrangheta me mafien i thashë. 27 mijë vende punë të krijuara vetëm nga rindëritm për të gjitha kompanitë shqiptare faktikisht nuk  ka kompani që nuk është përfshirë në proces", tha Rama.

I shoqëruar në këtë inspektim ka qenë nga ministri arben Ahmetaj i cili tha se “Kompanitë kanë probleme me kapacitetet e punëtorëve dhe inxhinierëve”.

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve u publikuan mbi 1500 faqe përgjime ku mafiozë të grupit famëkeq italian flisnin për planet e tyre për investime edhe në Shqipëri. Edhe kryeministri Rama është shprehur më parë se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhur nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
'Familjarët ishin mosbesues për rindërtimin', Rama batuta në shtëpinë e re në Vaqarr: Menduat se janë të gjithë politikanët njësoj

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e lagjes së re që po ndërtohet në Vaqarr dhe gjatë vizitës në një shtëpi të re nuk kanë munguar batutat.

Të zotët e shtëpisë thanë se në fillim kanë qenë mosbesues sa i përket rindërtimit të shtëpisë.

"Nuk e besoja se do  ta bëje, jam shumë e kënaqur për ty. Se besoja", tha zonja e shtëpisë.

Ndërsa Rama ia ka kthyer me batuta, duke thënë se ajo ka menduar se të gjithë politikanët janë njësoj.

"Pse se besoje: Po se nuk e benim dot vete. Apo thoje se të gjithë politikanët juanë njësoj, rrejnë. Hajde mor mosbesues hajde, ke fol i ke lujt fene, i ke pa informacionet , i ke pa kanë dalë dhe përgjigjem pale. Më thanë se ke fol keq për mua dhe sdoja me e bë fare. Ne kur mbarojnë themi një e shame më pak, një e shame më pak. Po ja tu u pa ju mësova dhe unë me sha", tha Rama.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari