Kush i ka parë Mynyr Konin dhe Dhori Kulen? Si u 'fsheh' dyshja e Universitetit të Tiranës nga protesta e studentëve
Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës dhe Dhori Kule, dekan i Fakultetit Ekonomik dhe ish-rektor i UT
Mynyr Koni dhe Dhori Kule janë dy protagonistë të patrazuar të arsimit të lartë shqiptar të 15 vjetëve të fundit. I pari rektor i Universitetit të Tiranës, i dyti ish-aleat i Konit dhe ish rektor i të njëtit universit. Sot dekan i fakultetit të ekonomisë. Gjithashtu, edhe një ish-socialdemokrat i konvertuar në demokrat të flaktë. Pra, një mishmash karrierash, flirtesh politike e akademike dhe mbi të gjitha, një dyshe që sot e përfaqëson më së miri katrahurën e institucioneve që drejtojnë.
Në një kontroll të ministrisë së arsimit në Universitetin e Tiranës, në muajin shkurt-mars të këtij viti, u gjetën shkelje të rënda nga rektori Koni. Raporti që u publikua në media ishte një akuzë e gjatë për Mynyr Konin, por që si shumë herë të tjera më parë, nuk solli asnjë pasojë për të. Ajo që u konstatua, e krahasuar me atë që (s)ndodhi, përbën shpjegimin më klasik të kapjes që oligarkia e arsimit të lartë i ka bërë të gjithë sistemit.
Koni-Kule nuk janë dukur askund këto orë që Tirana oshëtin nga protestat e atyre që ata i drejtojnë në cilësinë e zyrtarëve të lartë të arsimit shqiptar. Studentët protestojnë, shefat e tyre fshihen. Këtë kanë bërë gjithë jetën, këtë kanë bërë me të gjitha qeveritë. Nëse qeveria Rama ka një përgjegjësi të madhe në lidhje me krizën e arsimit të lartë, është që nuk ka goditur fort dhe ndëshkuar rëndë kastën e shpifur të drejtuesve të arsimit të lartë. Një kastë që ka trafikuar pafund interesa financiare, politike e partiake.
Mynyr Koni dhe Dhori Kule duhet të flasin tani! T’u flasin atyre që i kanë pasur në auditore dhe që tani kanë marrë rrugët e Tiranës. Kjo dyshe është protagonistja e munguar e një proteste, e cila s’mund të “kryqëzojë” Lindita Nikollën, pa u marrë pak edhe me krerët e përjetshëm të arsimit të lartë shqiptar. Të atyre që s’i hyri kurrë gjemb në këmbë! Marrë nga Javanews.al
*Titulli redaksional
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Që Inteligjenca artificiale të jetë efektive, natyralja duhet të jetë e sistemuar mirë'/ Profesor Kule: Me rëndësi cilësia në mësuesi, jo sasia
9 Shtator, 12:04
-
Ekonomiku në krye! E zgjedhin 45% e maturantëve! Dekani Kule: Regjistrimet me 3 raunde vonojnë vitin e ri akademik, duhet ndryshuar
29 Gusht 2022, 11:32
-
Pas 9 vitesh rikthehen doktoraturat tek Ekonomiku, 119 doktorantë në 6 departamente, dekani Kule: Punimet, konkrete
6 Qershor 2022, 18:53
-
Viti i ri akademik, Dekani i Fakultetit Ekonomik: Studentët të vaksinohen, më 2 shtator nis faza e regjistrimeve në universitete
30 Gusht 2021, 22:11
-
Protesta e studentëve për rikthimin në auditore, ISHP: Rrezikojnë infektim me COVID (VIDEO)
3 Nëntor 2020, 17:16
-
Covid/ Studentët protesta në Athinë, bomba molotov dhe përplasje në rrugë
1 Tetor 2020, 15:09
-
Opozita i kundërshtoi, Meta njeh zgjedhjet në universitete dhe dekreton rektorët e rinj: Rrini larg politikës
24 Gusht 2020, 12:10
-
Sot po zhvillohen zgjedhjet në universitete, tre kandidatë për rektor në Tiranë! Kutia e votimit me logon e PS
30 Korrik 2020, 09:37
-
Senatit akademik shfuqizon vendimin e Konit për shkarkimin e zv. dekanes Eliona Kulluri
23 Korrik 2020, 22:01
-
Ministria e Arsimit e zhgënjyer prej tij, Koni i prerë: Universiteti i Tiranës nuk i mban zgjedhjet me 30 korrik
22 Korrik 2020, 14:30
-
Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues
22 Korrik 2020, 08:58
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10
O Erik jam shum dakort me ty po ka edhe prej atyre pedagogeve me sekseret e tyre po bojne kerdine me ato studenta qe rrin gjith diten kafeneve dhe llotove,kur vjen sezoni i provimeve fidhojne te hidhen ne sulm pedagog,seksere per ta marre provimin me parate e babait qe sot ,dalin e protestojne per heçjen e tarifave .ndersa pegagoget dhe sekseret e tyre shetisin me maqina 60 mij euroshe dhe veshjet e tyre nga me firmatot gjith me parate e ketyre studenteve te kafeneveve,dhe sot dalin ne proteste.
PërgjigjuNuk e ve ne dyshim qe ka te tille, por ata demaskohen fare thjesht sikurse e keni bere gjithe keto dite dhe jo me ultimatume per qeverine.
Akoma nuk e kane futur ne burg kete Culen?
PërgjigjuCar surrati ndyr ky dhori culua.surrat kusarri pa pik skrupulli
PërgjigjuPrandaj ka dicka te dyshimte kjo protesta. Organizatoret e saj (Levizja per Universitetin) e dine fare mire kush e qeveris universitetin dhe protesta duhet te fillonte aty per here te pare. Tek Rektorati duhet te paraqiteshin kerkesat dhe te kerkoheshin ato gjera qe po kerkojne qe nje pjese i mbeshtes te tjerat jane te ekzagjeruara per mua. Kur qeveria s'ka fuqi te zgjedh rektorin do te thote nuk ka gje ne dore ne drejtimin e universitetit, as ne perzgjedhjen e stafeve pedagogjike e as te programit. Keta dy dhe te gjithe ata te tjeret qe u sherbejne ketyre kane fajin e madh ku eshte katandisur arsimi universitar, pa hequr fajin edhe te vete studenteve qe nuk mesojne, por edhe te qeverise qe i ka lene jashte vemendjes ne 5 vjet. Rama me sa po kuptoj mes mesazheve te tij po u ben thirrje studenteve qe nese vertete kane mendje per te bere ndryshime ne universitet ta shfrytezojne momentin e te behen bashke per te fundosur keta grykes qe mund te jene profesore te mire, por jane manaxhere te dobet si dhe te tjere te paafte qe u bejne temena drejtuesve dhe u bien me qafe studenteve. Realisht nuk dua te besoj se ka profesore se ngelin qellimisht per te marre para' nen dore, jam i mendimit se studentet ngelin se nuk mesojne mjaftueshem. Nje pjese e vogel e profesoreve e bejne, e kane bere edhe ne kohen time marrjen e parave, por askush qe e ka merituar nuk e kane ngelur per inerci. Persa u perket studenteve ne proteste nje pjese i shoh naive ne kerkesat dhe kokefortesine e tyre per mos dialoguar dhe shkuar me ultimatume, ndersa pjesa me e madhe e kamufluar eshte e forumeve partiake dhe pret "revolucionin" qe Luli me Monen te marrin pushtetin. Studentet duhet te tregohen te mençur dhe te matur tani, ta lene euforine dhe krenarine menjane dhe te ulen e te dialogojne. Bukur fort qe ngjallen dellin e protestes tek njerezit, eshte e lavderueshme, por ky refuzim per t'u ulur e bisdeuar ne gjykimin tim po jep nje ngjyrim negativ perpjekjes se tyre per ndryshim duke u treguar pjeses tjeter te shqiptareve se kerkesat ekonomike dhe te perfaqesimit nuk jane arsyet e verteta te protestes. Qofsha i gabuar, por mendoj se do perfundoje ne proteste partiake neser. Do dali Mona me Lulin dhe do marrin flamurin e protestes. Mund te djegin nje godine a dy, por do mbetet aty.
PërgjigjuDhori kule duhet te zhduket nga fakulteti. Hajdut
Përgjigju