Kur kanë kaluar disa ditë prej publikimit për herë të parë të deklaratës së Agron Shehajt, ku veçohet shitja e një ndërtesë vetëm 251 m2 për shifrën e jashtëzakonshme prej 15 milionë euro, kreu i Partisë Mundësia ende nuk ka bërë as transparencën më minimale.
Përkundrazi një ditë më parë Shehaj në tentativë për të justifikuar çmimin në një postim në Facebook e rriti sipërfaqen e vilës duke çuar te 500 metra katrorë, një përpjekje për të justifikuar çmimin e shitjes marramendëse 5-fish më shumë se sa e kishte blerë vetëm 4 vite më herët.
Për vilën e ‘artë’ 15 milionë euroshe, përveçse një shifre fiktive sipërfaqeje dhe një vendndodhje në Itali, Agron Shehaj nuk ka thënë asgjë. Mbi të gjitha Shehaj ende nuk ka treguar kujt ia bleu pasurinë e paluajtshme 2.9 milionë euro në vitin 2021, me shifra normale për një treg në “Forte dei Marmi”, dhe kujt ia shiti të njëjtën ndërtesë+truall mbi 5-fshi më shumë, plot 15 milionë euro. Publikimi i kontratave të shitblerjes, detajet dhe personat e përfshirë aty do të mund ta sqaronin më mirë situatën. Është e domosdoshme transparenca se çfarë lidhje ka Agron Shehaj, sidomos me blerësin e shtatorit 2025, që pagoi 15 milionë euro për 251 m2 pasuri të paluajtshme, me një çmim të paparë ndonjëherë në Itali prej 60.000 eurosh për metër katror.
Herët a vonë, kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, do të duhet t’i sqarojë këto transaksione, në një kohë kur edhe nga Kuvendi i Shqipërisë u paralajmërua një kallzim ndaj tij.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se tashmë ka gati një dosje, për atë që ai e quajti një skemë pastrimi parash.
“Po zbardhet e gjithë skema e pastrimit të parave të Agron Shehajt, rast unik në botë që brenda 4 vitesh pesëfishon vlerën e një prone nga 2.9 mln euro në 15 mln euro. Do të vijë Gonia këtu, ia kam bërë gati dosjen.
Po nga seanca plenare më vonë Balla foli edhe për manipulim pronash në Vlorë nga ana e Agron Shehajt.
“Agron Shehaj, së bashku me familljarët e tjerë, përfshirë njërin që e ka pasur drejtor të Kadastrës së Vlorës, janë ndër personat më të përfshirë. Po e shihja në Google Earth tokën e Gones, eh mirë mirë, do të qeshë gjithë Shqipëria! Kur çova babain e Gones, Gonen nuk e kam asgjë”
Shitja 15 milionë euro e vetëm 251 metrave katrorë ndërtesë dhe truall, duket edhe më paradoksale kur në të njëjtat deklarata pasurie, vetë Agron Shehaj jep shifra shumë herë më normale për pasuri të tjera të paluajtshme në Itali, të cilat këtë herë i ka blerë dhe jo shitur. Për shembull, një pasuri të ngjashme, pra truall + ndërtesë, por këtë herë 2000 metra katrorë, pra 8 herë më e madhe se ajo që ka shitur, Shehaj deklaron se e ka blerë 2 milionë euro, pra 7 herë e gjysmë më pak.
Vetëm në vitin 2021 Shehaj deklaron se ka blerë plot 10 pasuri të paluajtshme, me vlerë 11.7 milionë euro të gjitha. Disa prej të njëjtave pasuri deklaron se i ka shitur 2 apo 4 vite më vonë, me çmime më të larta.
Komente










