Taulant Balla ka publikuar një video nga protesta para Ministrisë së Arsimit, duke akuzuar drejtpërdrejtë Sali Berishën për aktet e dhunës në kryeqytet dhe specifikisht Klevis Balliun për zjarrin që kaploi zyrën në Ministrinë e Arsimit. Në video shihet Balliu me një grup militantësh demokratë që u japin direktiva protestuesve. 

Në postimin e tij, Balla shprehet se qeveria është e gatshme të dialogojë me studentët, por jo me ata që ai i quan 'ngelësit për pushtet'

Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Zjarri mban emrin Sali Berisha. Me studentët Qeveria është gjithmonë derëhapur të ulet dhe të flasë. Dhunën po e bëjnë jo-studentët! Por ngelësit për pushtet" shkruan Balla 


Lajmi kryesor:

Reagimet për protestën/ PS akuza PD-së, Balla: Balliu organizoi djegien e Ministrisë së Arsimit! Gogu: Dhuna nuk është zgjidhja! Peleshi: Në rrugën drejt BE-së na duhet dialog