Kush ishte Fadil Mema, në 2006
iu bë atentat në mes të Elbasanit

Kush ishte Fadil Mema, në 2006<br />iu bë atentat në mes të Elbasanit
Fadil Mema ish-efektivi i policisë Elbasanit që u ekzekutua orët e para të mëngjesit të sotëm në Torino të Italisë, nuk ka qenë një emër i panjohur në qytetin e tij të lindjes dhe organet ligjzbatuese.

Në vitin 2006, Fadil Memës asokohe efektiv i Policisë Rrugore, iu bë një atentat në qytetin e Elbasanit, teksa një i ri i identifikuar si Florenc Capja, qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të tij. Memën e prekën dy plumba duke e lënë të plagosur, ndërsa ngjarja ndodhi në prani të familjarëve të efektivit të policisë, të cilët identifikuan edhe autorin. Fadil Mema u dërgua në spital dhe i mbijetoi plagëve të marrë, ndërsa autori i krimit dy orë pas ngjarjes u prangos nga policia.

Në atë kohë atentati u lidh me vrasjen e xhaxhait të atentatorit, 33-vjecarit Sokol Capja, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në vitin 2005 pranë hotel Universit, objekt në pronësi të viktimës.

Sokol Capja ishte një emër i njohur për policinë dhe organet e drejtësisë, pasi burime të pakonfirmuara në ato kohë pohonin se në vrasje ishte i përfshirë edhe ish-efektivi i policisë Fadil Mema.

Duke marrë shkas nga kjo nipi i Sokol Capjes, Florenci i sapokthyer nga Zvicrra ku punonte si emigrant ka finalizuar atentatin karshi Fadil Memës. 

Ndërkohë përfshirja direkte e Fadil Memës në vrasjen e Sokol Capjes nuk u vërtetua asnjëherë nga organet e e drejtësisë, të cilët pohuan se në vrasje u përshinë tre persona që kanë lidhje farefisnore me Memën, por asgjë më shumë.

Fadil Mema ka pasur detyrën e Shefit të Qarkullimit në një periudhë 3-vjeçare si dhe ka shërbyer si oficer i Policisë Rrugore deri në vitet 2000. Mema ka filluar një aktivitet privat pas tërheqjes nga policia.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive