Kush parkon gabim në Tiranë e pëson, specialistët e qarkullimit rrugor në Report Tv: Gjoba deri në 7 mijë lekë, heqje mjeti me karrotrec! Nismë për të lehtësuar trafikun

Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e trafikut në kryeqytet me qëllim uljen e trafikut në Tiranë.

Në ‘Përballje’ me gazetaren e Report Tv, Besmira Pelushaj  komandanti i qarkullimit në Tiranë, Gerhard Baka nënvizon se ngarkesa e trafikut në Tiranë vijnë për shkak të parkimet e gabuara. Andaj, policia rrugore ka ndërmarrë këtë nismë, që përpos masës administrative mjetet e parkuara gabim do të hiqen me karrotrec.

“Një ndër shkaktarët kryesorë të ngarkesës së trafikut janë parkimet e gabuara. Nisur nga kjo, është konkuduar që krahas masave administrative që kemi aplikuar deri tani, do të sanksionohet dhe me masa plotësuese, me spostim mjet ngritës. Janë burim trafiku dhe ngjarjesh rrugore.”- tha Baka.

 Pozitive e sheh edhe eksperti rrugor, Fadil Likaj i cili u shpreh se kjo nismë nuk është e mirë vetëm për menaxhimin e trafikut por edhe për sigurinë rrugore, pasi bëhen gjithashtu shkak për aksidente.

“Këtë nismë unë e shoh në dy këndvështrime së pari me menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore. Parametrat rrugëve në Tiranë janë të vogla në krahasim me mjetet.”- tha Likaj.

Baka shpjegoi gjithashtu edhe sesa do të jetë vlera e gjobës që do të duhet të paguajë shoferi që parkon gabim. Baka thotë se vlera e masës administrative së bashku me sanksionin shtesë, pra spostimi me karrotrec, mund t’i kushtojë një drejtuesi mjeti rreth 7 mijë lekë të reja. Sa i takon hapësirës së parkingjeve, Baka thotë se këto masa do të vihen më shumë në praktikë në rrugët dhe zonat ku ka parkingje.

“Masa administrative për parkimin e gabuar është 3 mijë lekë të reja kur je në resht të dytë dhe kësaj i bashkëngjitet dhe vlera e spostimit me mjet ngritës, diku te 4 mijë lekë. Për një spostim në mjet ngritës, në rast se është konstatuar në resht të dytë, vlera e masës administrative do të jetë 7 mijë lekë. U bëj apel të zgjedhin mjete të ndryshme alternative në kryeqytet, në rast e kanë të pamundur të gjejnë vende parkimi, në vendet ku ne shpesh vëmë këto masa janë zona që në fakt nuk është se nuk ka parkime...”- tha Baka.

I pyetur nëse ka një vendndodhje specifike për mjetet të cilat do spostohen me karrotrec, Baka tha se janë ende në diskutime e sipër për këtë pjesë.

:Akoma jemi në diskutim se ku do t’i vendosim këto, ose pika e ruajtës së këtyre mjeteve."- tha ai. 

Edhe avokati, Hoxhaj e sheh si shumë pozitive këtë nismë, ndërsa shton se po ashtu duhen shtuar hapësirat e parkimit të makinave në kryeqytet.

Kodi Rrugor dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij kanë qenë kohë më përpara dhe s’është se janë bërë dje. Parkimi i mjeteve në mënyrë të gabuar sjell pështjellim të trafikut. Në këto kushte, policia rrugore e Tiranës është e detyruar të plotësojë këtë plan masash. Qytetarëve të Tiranës nga ana tjetër, do duhet të ketë më shumë parkingje publike me pagesë...”- tha ai.

Automjetet që do të parkohen gabim në Tiranë do të spostohen nga Policia Rrugore me karrotrec, me qëllim uljen e trafikut nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mësoi se 40% i trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara dyshe, aty ku është përqendruar edhe pjesa më e madhe e vëmendjes për të lehtësuar qarkullimin.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 27/09/2023 15:15

    Po per parkime publike do te mendoni?

    Përgjigju
  • Daje Sami: 27/09/2023 15:15

    Populli shqiptar nga viti 1945 dhe deri ne 1990 ka qene mesuar me dajak. Vetem Enver Hoxha ja dinte ketij populli qe i jepte dajak nga mengjesi e deri ne darke. Tani qe dajaku u hoq hiqen si cuba, nuk duan tja dine per ligjin 0

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini