Kush qëndron pas dezinformatave dhe urrejtjes në internet rreth konfliktit Izrael-Gaza?

Kush qëndron pas dezinformatave dhe urrejtjes në internet rreth konfliktit Izrael-Gaza?

Mediat sociale kanë qenë të mbushura me pretendime të rreme, teori konspirative dhe përmbajtje urrejtjeje rreth asaj që po ndodh në Izrael dhe Gaza, dhe me pyetje nëse llogaritë “fake” po përdoren për manipulim.

Dezinformimi nuk kufizohet në llogari që synojnë të minojnë dhunën kundër pengjeve. Profilet që mbështesin veprimet e qeverisë izraelite kanë ndarë gjithashtu përmbajtje mashtruese dhe urrejtjeje.

Disa llogari në platformën X (i njohur më parë si Twitter) kanë përforcuar postimet mashtruese në përpjekje për të minimizuar ose ekzagjeruar atë që po ndodh në terren.

Kjo përfshin shpërndarjen e videove të vjetra nga luftëra të ndryshme dhe pamjet nga video lojërat, për të cilat llogaritë pretendojnë se janë nga situata aktuale në Izrael dhe Gaza.

Në të kaluarën, si qeveria izraelite ashtu edhe militantët e Hamasit janë përballur me akuza për përpjekje për të shtrembëruar narrativat në internet me llogari joautentike të përdorura për të nxitur vazhdimisht ide përçarëse ose mashtruese.

Sipas “Cyabra”, kompani me bazë në Izrael që analizon mediat sociale, një në pesë llogari që marrin pjesë në bisedat rreth sulmeve të kryera nga Hamasi që nga 7 tetori janë të rreme, raporton BBC.

"Fake" në këtë kontekst mund të nënkuptojë se ato llogari operohen automatikisht - por mund të ketë edhe llogari të cilat zoterohen nga njerëz të vërtetë që postojnë me identitete të rreme. Kompania thotë se ata kanë gjetur rreth 40 mijë llogari të rreme, përfshirë në rrjetet sociale X dhe TikTok.

Kompania shton se disa nga këto profile kanë përhapur pretendime mashtruese në mbështetje të Hamasit dhe kanë sugjeruar se militantët ishin të dhembshur me pengjet në situata ku provat sugjerojnë të kundërtën. Kjo nuk përjashton gjithashtu ekzistencën e llogarive joautentike pro-izraelite.

Ka disa menyra që mund t'i përdorim për të identifikuar një llogari si joautentike, për shembull, nëse një profil është krijuar rishtazi dhe papritmas po shpërndan një sasi të madhe përmbajtjesh përçarëse, mashtruese dhe ndonjëherë kontradiktore.

Përcaktimi nëse një profil është me të vërtetë i rremë dhe zbulimi i personit se kush qëndron saktësisht pas tij është një detyrë shumë e vështirë, pasi kjo kërkon informacion nga kompanitë e mediave sociale në të cilat gazetarët nuk kanë akses.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)