Kush është Klement Balili, ish-drejtori i LSI që mediet greke e prezantuan si ‘Escobarin’ e Ballkanit

Kush është Klement Balili, ish-drejtori i LSI që mediet greke e prezantuan si ‘Escobarin’ e Ballkanit

Klement Balili, sot një nga shqiptarët më të kërkuar, ka më shumë se 2 vite në arrati.  Balili është shpallur në kërkim që prej muajit dhjetor të vitit 2016. Policia e Shtetit ka zhvilluar disa herë operacione për kapjen e tij, por nuk janë finalizuar me sukses.

43-vjeçari u prezantua nga mediet greke si ‘Escobari i Ballkanit’, ndërkohë që në Shqipëri ai rezultonte si një drejtor i Drejtorisë Rajonale të Transporteve.

Pas publikimit të lajmit nga mediat greke, Balili mohoi akuzat për lidhje me trafikun e drogës dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal. Balili tha se ishte akuzat ishin shpifje, ndërkohë që nuk vonuan disa ditë dhe Balili u arratis. Ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, nuk ngurroi t’a quante Balilin “peshk i madh”. Balili drejtoi drejtorinë e Transporteve dhe ishte emëruar nga LSI.

Aktualisht ndaj Balilit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimit të narkotikëve.


Lajmi kryesor:

RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Sarandë, në kërkim të Escobarit të Ballkanit, Klement Balili (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase