Sarandë-Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohet se fshihet i shumëkërkuari Klemend Balili. Report Tv mëson se Balili ndodhet i fshehur në këtë zonë. Dyshohet se ai ndodhet në një zonë midis Sarandës dhe Delvinës.
Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit. Më shumë se 8 makina dhe dhjetëra forca policore po ushtrojnë kontrolle në pikat ku mendohet se ndodhet Balili.
Operacioni për kapjen e Balilit po zhvillohet paralelisht me disa superoperacione të tjera. Ditën e sotme është arrestuar ish-deputeti socialist Arben Ndoka, ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, bosi i drogës Astrit Avdyli, ndërkohë që po vijon operacioni për arrestimin e Lul Berishës.

Kapja e Klement Balilit u kërkua hapur nga Kryeministri Edi Rama, në më pak se një javë më parë në një deklaratë të tij para drejtuesve të policisë.
Rama kërkoi nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që të kapej Balili, para se këtë fakt ta vinte në dukje ambasadorja e re amerikane.
“Unë nuk dua i dashur drejtor, që të na vijë ambasadorja e re amerikane dhe të na kujtojë se Klement Balili nuk është kapur.’-tha Rama.
Klement Balili, sot një nga shqiptarët më të kërkuar, ka më shumë se 2 vite në arrati. Balili është shpallur në kërkim që prej muajit dhjetor të vitit 2016. Policia e Shtetit ka zhvilluar disa herë operacione për kapjen e tij, por nuk janë finalizuar me sukses.
43-vjeçari u prezantua nga mediet greke si ‘Escobari i Ballkanit’, ndërkohë që në Shqipëri ai rezultonte si një drejtor i Drejtorisë Rajonale të Transporteve.
Pas publikimit të lajmit nga mediat greke, Balili mohoi akuzat për lidhje me trafikun e drogës dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal. Balili tha se ishte akuzat ishin shpifje, ndërkohë që nuk vonuan disa ditë dhe Balili u arratis. Ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, nuk ngurroi t’a quante Balilin “peshk i madh”. Balili drejtoi drejtorinë e Transporteve dhe ishte emëruar nga LSI.
Aktualisht ndaj Balilit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimit të narkotikëve.
Komente


Ithoni Ilir floririt tu thote ku fshihet Balili see ai ka informacion
PërgjigjuPo ti ore kolaq si è ke hallin