Gjithashtu edhe “kokëkuqët” mund të jenë sexy dhe të dëshirueshëm. Një ekspozitë e re në New York kërkon të ndryshojë steriotipin e meshkujve flokë kuq si të padëshirueshëm dhe të shëmtuar, nëpërmjet një serie fotografish e portretesh me meshkuj tepër të pashëm me flokë të kuq.
Kjo ekspozitë është quajtur “E kuqja sexy” dhe nuk tenton të mbivlerësojë karakterin e tyre por pamjen tërheqëse. E gjitha realizohen nga fotografi top model dhe prodhuesi muzikor Thomas Knights në një ekspozitë solo. Thomas vendosi të punonte mbi këtë projekt pasi dhe vetë është një flokë kuq dhe ka vuajtur gjithnjë nga ky paragjykim.
Ai rrëfën se gjatë gjithë jetës së tij i është dashur të mbulojë flokët e kuq, duke i lyer, prerë shumë shkurt apo duke i mbuluar me kapuc vetëm për të mos u përballur me komentet jo shumë të këndshme rreth njerëzve si ai, si të shëmtuar dhe jo të këndshëm. Por një ditë ai u lodh nga kjo dhe vendosi të dilte ashtu siç ishte në të vërtetë, dhe rezultati ishte i mahnitës.
Në të vërtetë ai u përgëzua për lukun e veçantë dhe joshës. Kështu vendosi të tregonte që nuk ishte i vetmi, pasi të gjithë meshkujt flokë kuq si ai mund të ishin të pashëm dhe sexy. Kur kërkoi në shumë agjensi Britanike për të gjetur një model flokë kuq ju duk një punë e vështirë pasi ishin shuumë të paktë.

Ndaj vendosi të bënte një njoftim online dhe menjëherë pati shumë kërkesa për të qenë modelë në ekspozitën e tij. Nëpërmjet fotografike tepër sexy ata kërkojnë t’i thonë botës se përfaqësojnë 3% të gjithë popullsisë së botës dhe kjo i bën të jenë të veçantë në të gjitha kuptimet.
Ata meritojnë të vlerësohen dhe të merren më seriozisht. Të vendosur në një sfond të blu të thellë deti tiparet e tyre marrin një ngjyrim dhe theksim të veçantë. Knights thotë se modelët e tij janë versioni i modelëve që pëlqehen në të gjithë botën, vetëm se në versionin “gringo” apo flokëkuq.

Për realizimin e ekspozitës janë dashur 100 meshkuj top modelë të pashëm dhe njëri prej tyre, Kenneth Beck tregon se ka udhëtuar rrotull botës për të qenë një përfaqësues i denjë i “gringove” të bukur si ai.

Ndërsa aktori i “Ditarit të Vampirëve” Daniel Newman thotë se ata ndihen shumë të diskriminuar madje dhe përballë femrave kokëkuqe, të cilat ngrihen në piedestal dhe trajtohen si hyjnesha e muza frymëzuese. Ndaj të gjithë sëbashku duket se kanë arritur të tregojnë anën e tyre me sensuale.
Ata shpresojnë që fushata e tyre të ndikojë në përmisimin e imazhit dhe ndryshimin e jetëve të shumë meshkujve të tjerë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com