Kush është gjyqtari i vettingut që fshehu shkarkimin në 1997-ën?! Prokurorja që 'mbeti' për pasurinë i nxjerr dokumentin /FOTOT

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi, në krye të të cilit në atë kohë, ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani.

Dokumenti i mbledhjes së ish-KLD-së më 1997, i siguruar nga gazetari Arsen Rusta

Dokumentin e ka bërë publik, Antoneta Sevdari, prokurorja e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjyqtarëve më 28 shkurt 2019, ishte edhe Luan Daci. Antoneta Sevdari u shkarkua duke mos kaluar procesin e vettingut, me arsyetimin se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm sa i përket kriterit të pasurisë. Dokumentin e mbledhjes së ish-KLD-së, Sevadri e ka marrë zyrtarisht pranë arkivës së këtij institucioni.

Sevdari ka siguruar edhe një dokument të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 18.11.2016, kur Luan Daci, deklaronte se është vetëlarguar nga sistemi duke fshehur kështu shkarkimin e vitit 1997.

Çfarë tha Luan Daci në Komisionin e Ligjeve, ku bëhej seancë dëgjimore si kandidat për KPA 

Luan Daci: Unë kam ikur me dorëheqje pasi nuk na lejuan të regjistroheshim

Vasilika Hysi: Nga vitit 1997-2000 me cfarë jeni marrë?

Luan Daci: Më ndonjë pune cfarë të kisha mundësi

Vasilika Hysi: Dakord

Luan Daci: Pastaj ju futa avokatisë, sepse duhet të angazhohesha

Vasilika Hysi: Dakord, sepse në CV kishte një vakum

Luan Daci: Doja tu angazhohesha në administratë ose me ndonjë rrugë jashtë shtetit. Jashtë shtetit nuk kisha mundësi të shkoja, dhe në vitin 2000 kam marrë licencën e avokativë të cilën ma ka dhënë direkt ministri duke më vlerësuar.

Luan Daci ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës deri në vitin 1997 (dhe zv.kryetar në këtë gjykatë), ndërsa në vitet e mëvonshme ka punuar si avokat, deri sa është zgjedhur në postin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në CV-në e tij,  thuhet se Luan Daci ka qene edhe sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tepelenë për periudhën 1991-1993. Ai ka bërë Kursin e "Plepave" në “Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Rendit Publik”, Durrës.

Luan Daci ka qene anëtar i dhomës së avokatisë në vitin 2000, të marrë pasi kohës kur ishte zv/kryetar i Komisionit Zgjedhor (përfaqësues i PD-së) në zgjedhjet lokale për Bashkinë Tiranë ku konkuronin përballë njeri-tjetrit Edi Rama dhe Besnik Mustafaj.

Prokurorja Antoneta Sevdari u kualifikua nga shkalla e parë e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Kolegji i Apelimit e shkarkoi nga detyra. E vetmja nga trupa gjykuese që votoi që Sevdari të qëndronte prokurore ishte Ina Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qukapiku: 24/05/2020 23:24

    Merruni me mirë me hajdutët që janë në sistem sesa me Luanin. Në vitin 1997 ska e dime të gjith se çfarë shteti ka qenë. Luani edhe nëse do kishte vra ndonjërin ajo do të ishte parashkruar si vepër... Kjo lojë politike do të marr fund shpejt edhe Luani do të vazhdojë të "prese kokak e te korruptuarve" sa të ketë në krah amerikën.

    Përgjigju
  • Sulo: 19/05/2019 20:17

    Ky daci duhet shkarkuar menjëherë po ashtu edhe ata që e kanë vendosur aty.kjo nuk është drejtësia që i duhet shqipërisë

    Përgjigju
  • Berti: 17/05/2019 00:59

    Luan Daci duhet te shkoje ne burg per deklarim te rreme dhe falsifikim te dokumentave zyrtare, njelloj si me ligjin e dekriminalizimit. Por nuk vendos Luan Daci kush do kaloje ose jo vetingun, harrojeni. Lusn Daci dhe te gjithe te tjeret jsne kukulla qe komandohrn nga te huajt. Sa per Vasiliken, e paafte ka qene gjithe jeten.

    Përgjigju
    • sillo: 19/07/2020 19:29

      Po andej nga eshte ky "luani" une e di se burg ka qene,prandaj edhe eshte bere me PD se asaj raci i perket!Ndaj hiqeni nga drejtesia se jo se meriton por e demton emrin e saj!

  • Sotiri: 16/05/2019 22:59

    Shife shife po kane moral keto bejne reformen .nga viti 2000 me page me sigurime ka punuar ky qe kshu thote ne komision se ka qene i detyruar te angazhohet , ku ka punuar ? Pse ka pas frike te tregoje te verteten ne parlament? Keta persona duhet te hetohen se pale sa genjeshtra te tjera do u dalin ne shehs

    Përgjigju
  • Vjosa: 16/05/2019 22:45

    Po ky juristi plepave e ka te deklaruar veprimtarine si avokat dhe ate periudhen 97-2000 e ka te deklaruar punen qe ka punuar aty ketu....se nuk i lejohet te kete punuar ne te zeze

    Përgjigju
  • Just: 16/05/2019 21:55

    Keta persona quhen gjykate e pavarur dhe e paanshme dhe do te pastrojne sistemin e drejtesise?Te shkarkuarit po gjykojne gjyqtare dhe prokurore????

    Përgjigju
  • Uaaaaa: 16/05/2019 21:21

    Kjo vasilika hysi deputetja eshte????? Atehere i bie ka genjyer parlamentin kir eshte zgjedhur

    Përgjigju
  • tepelena: 16/05/2019 21:09

    Germoni germoni se thesare do gjeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje