Kush është prokurorja që kërkon vendin e Arta Markut! Hedh kandidaturën edhe një avokat
Lulzim Allushaj dhe Fatjona Memcaj
Prokurorja Fatjona Memcaj ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Fatjona Memçaj ishte prokurorja e parë që kaloi vettingun. Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj kaloi vettingun në tre shtylla kryesore, pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses.
Memcaj ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2002. E gjithashtu ka mbaruar studimet për doktoraturë në universitetin Middlesex Londer. Njihet si prokurorja që dënoi në Apel Kastriot Ismailin dhe prokurorja që ka përfaqësuar çështje kundër korrupsionit. Fatjona Memcaj aktualisht është edhe Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Po sot, dorëzoi kandidaturën pranë KLP-së edhe avokati Lulzim Alushaj. Avokati Alushaj ka përfunduar në vitin 2005 masterin për jurist ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali. Në vitet 2000-2004 është diplomuar në Jurisprudencë në Universitetin e Bolonjës dhe me doktoraturë të mbrojtur në këtë shtet në fushën “Qeverisja e BE-së, Politikat Shoqërore dhe Fiskale”. Ai ka mbrojtur edhe temën me titull “Politikat e integrimit europian, duke u nisur nga fushat sociale, ekonomike dhe juridike”.
Afati për pranimin e kandidaturave përfundon më datë 2 Maj.
Më 19 prill, shpalli kandidaturën për kryeprokuror, edhe ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Olsian Cela, një nga 10 prokurorët Rebel të cilët u përplasën me Donika Prelën për pretencën e dosjes “Shullazi”.
Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i i takon parlamentit.
Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe vettingu
Posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Sulmet e Berishës dhe Metës, KLP përgjigjet ashpër: Presioni ndaj SPAK, kërcënim serioz për drejtësinë! Kreu i PD s’tërhiqet: Bogdani, skllave e Dumanit
11 Nëntor, 18:39
-
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! ILD: Kemi nevojë për para shtesë! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët
11 Nëntor, 11:37
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor, 14:00
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor, 10:48
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
29 Tetor, 12:39
-
Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP
8 Tetor, 21:07
-
Institucionet e tjera të drejtësisë refuzuan, KLP caktoi dy anëtarë për te ‘Antikorrupsioni’
4 Tetor, 15:29
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion
4 Tetor, 11:10
-
KLP miraton drejtuesit e 3 prokurorive në Berat, Shkodër dhe Elbasan
30 Shtator, 21:10
-
Kryebashkiaku i Hasit 'shpëton' nga ligji i dekriminalizimit, KQZ: Do të vazhdojë detyrën
9 Shtator, 11:11
-
Ekskluzive/ 6 mijë e 589 qytetarë vendosën drejtësi! Ndihmuan vettingun të fundosë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar
17 Gusht, 15:43
Ne perputhje me Kushtetuten she Ligjet e vendit, posti i Prokurorit te Pergjithshem eshte vakant. Per kete arsye po vijon procedura per zgjedhjen e tij. Qysh prej perfundimit te mandatit te PP prej z. Llalla, ne Shqiperi nuk ka nje PP.
Përgjigju