Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit

Durres- Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryeregjistruesin Ardian Kona, kushëriri i Monika Kryemadhit, i cili akuzohet për tjetërsimin e afro 13 mijë metrave katorë tokë në Gjirin e Lalzit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Xhevdet Lika, bazuar në kërkesën e prokurores Mediana Meta. Ish-kreu i Kadastrës, Kona nuk ishte i pranishëm në seancë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, por u përfaqësua nga avokatja, Esmeralda Rama dhe nëna e tij, avokate, Flutura Kona. Kjo e fundit është vajza e tezes së Monika Kryemadhit që e ka shoqëruar atë disa herë në SPAK.

Në bazë të kartelës shëndetësore të paraqitur në seancë, Kona ka probleme me zemrën, është diabetik si dhe ka hipertension, ndaj pas arrestimit është shtruar në spitalin e Durrësit.

Bazuar në hetimet e prokurorisë, Kona, në bashkëpunim me juristin e Kadastrës, Bledar Zerba dhe topografin, Leandro Dervishi kanë regjistruar një sipërfaqe toke prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të 44-vjeçares, Arta Demiraj. Toka, e cila më parë kishte statusin “shtet”, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.

Prokuroria thekson se regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e Kadastrës. Për këtë tokë në Gjirin e Lalzit, gjykata ka vendosur në korrik të këtij viti, sekuestro preventive.

Në seancën e sotme  u bë e ditur se në vitin 2023,  Bilbil Kërtusha banor në njësinë administrative Ishëm, e cila ka në territorin e saj dhe Gjirin e Lalzit ka paditur Kadastrën e Durrësit për një sipërfaqe toke prej 12.900 m2 e cila i ishte dhënë bashkëfshatarit të tij Kujtim Demiraj (babai i Arta Demiraj) banor në Shën Pjetër të Ishmit, duke pretenduar ai pronësinë mbi këte sipërfaqe. Në këto kushte ka nisur hetimi për praktikën e dhënies së kësaj sipërfaqeje toke e cila është gjetur me shkelje të rënda sepse rezulton tokë shtet.

Avokatja ka pretenduar se Ardian Kona ishte “viktimë” e 2 punonjësve të cilët i kanë dërguar për firmë dokumentat e kësaj prone dhe në rutinën e firmosjes së qindra praktikave ka firmosur pa pasur dijeni per shkeljet. Po kështu pretendon se dokumentat e sakta, pra AMTP, duhet të jenë në hipotekë gjë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari i seancës në vendimin e tij.

Për tjetersimin e tokës janë shpallur në kërkim juristi Bledar Zerba, topografi, Leandro Dervishi dhe përfituesja e tokës Arta Demiraj. Kjo e fundit, në zgjedhjet e vitit 2023 ka kandiduar nën siglën e Partisë Republikane, për anëtare këshilli bashkiak në Tiranë. Ndësa në QKR, Demiraj rezulton aksionere ne nje kompani pastrimi me ortak italian.  

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qashif Murrani: 24/11/2024 10:03

    Për këto hajdutë dhe fallsifikatorë dhe përfitues kurrë mos ketë mëshirë

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 24/11/2024 09:54

    Ata qe denoncojne nje krim,nje shkelje te ligjit,"jane rrace spiunesh".Prandaj te mbyllet goja ,qe krimi ,vjedhja mashtrimi,korrupsioni,etj te lulezojne.Pa keto dukuri" nuk zhvillohet Shqiperia"

    Përgjigju
  • Monica: 23/11/2024 12:15

    Kaq budallenj qenka cuni I avokates? Sa te peshtir jan mor jahu. Jua qr e i pafshim te gjith duke qe leket e vjedhura ti blini ilace

    Përgjigju
  • Iris: 23/11/2024 01:54

    /Ka firmosur pa dijeni/! Po pse cfare ishte ai budalla,apo injorant/analfabet?! Ai e dinte shume mire cfare po firmoste,ashtu sic po vepron tani qe ka zene spitalin si simulant edhe pse nuk vuan ne te vertete nga asgje e rende,por thjesht eshte /viktime/ e frikes nga qelia.

    Përgjigju
  • Ermal: 22/11/2024 20:46

    Kertushat spiuna gjith jeten

    Përgjigju
    • Lgja18: 27/11/2024 10:10

      Cuni vogel i ramazonit ermal,,kertushat skan qen spiuna kurr,,Kan pas probleme shtetin,,se Kan Dash regjimin,,sa vjec je ti re

  • Meli: 22/11/2024 14:38

    Rrace kleptomanesh.

    Përgjigju
  • ollga: 22/11/2024 14:13

    te gjithe do hyni ne ate verre...ollga

    Përgjigju
  • Luli: 22/11/2024 13:57

    Në burg hajduta e shkatërruat Shqipërin prandaj nuk be hajr ky vend

    Përgjigju
    • MILTO NAKO: 22/11/2024 21:11

      KRYEMADHI PASKA SHTRIRE TENTAKULAT E NENEDHESHME NE GJITHE SHEQPERI NE SA TURP..NJE HAJDUTE ORDINERE

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë