Kushëriri i Ervis Martinajt shoferi i BMV-së që përfundoi te diga Liqenit, eksperti Softa: Të merren gjurmët e gishtave në mjet, mund të zbulojë lidhjet kriminale mes personave të përfshirë

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa thotë se policia duhet të kryejë verifikim dhe evidentim të personave që përdorin mjete luksi.

Në një intervistë për Report Tv, duke folur në lidhje me aksidentin që ndodhi te zona e Liqenit Artificial në Tiranë, ku kushëriri i Ervis Martinajt, 28-vjeçari Emiljano Nina, një person me precedent penal, ishte në timon, Softa thotë se duhet të merren gjurmët e gishtave në mjet. Sipas Softës duhet të verifikohet lidhja mes përdoruesit dhe personit tjetër me precedent penal.

Softa tha po ashtu se duhet të kryhen hetime për përdorimin e shkopave të bejsbollit apo armëve të të ftohta që u gjetën në makinë.

‘Kërkon evidentim të të gjitha atyre mjeteve që janë të kushtueshme dhe janë në dispozicion të personave më precedent penal. Në momentin që një person në një moshe te caktuar del në rrugë dhe patrulla bën një kontroll gjëja e parë që pyet se se kush e përdor atë mjet. Aty mund të kishte pasur edhe qytetar që do të rrezikoheshin. Çfarë të ardhurash posedojnë këta persona që mbajnë këto mjete. Fakti që dy të rinj bëjnë një aksident dhe marrin targën dhe ikin, këtu duhet të kemi dy hetime të merren gjurmët e gishtave në mjet për të verifikuar se kush ka qenë përdoruesi i mjetit dhe kush janë personat që kanë qenë në atë mjet. Duhet të verifikojmë edhe lidhjet midis drejtuesit të mjetit dhe personit me precedent penal. Mund të kemi lidhje të cilat mund të lidhin edhe aktivitetin midis tyre. Nëse gjatë kontrollit të banesave janë gjetur armë të ftohta apo shkopa bejsbolli, duhet të verifikohen se përse i mbajnë dhe pse i kanë përdorur. Sepse do del që shkopat e  bejsbollit për përdorin në raste dhune. Shkopet e bejsbollit janë përdorur për presione. Në kuadrin e këtij hetimi duhet të kemi disa të dhëna më shumë.’- tha Softa.

Një automjet luksoz u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit (22 gusht 2023) në Liqenin Artificial të Tiranës. Mjeti tip BMW X6 ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Deri tani policia nuk ka gjetur gjurmë për dëmtime në njerëz, ndërsa 26-vjeçari Allushi, i cili braktisi mjetin dhe mori me vete edhe targat, është arrestuar pas disa orësh nga policia. Në timonin e makinës luksoze BMV X6 ka qenë kushëriri i Ervis Martinaj, 28-vjeçari Emiljano Nina, një person me precedent penalë, që ishte duke drejtuar automjetin në pronësi të mikut të tij. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave