TIRANE - "Dua ta falenderoj publikisht kryetaren e kuvendit që më dha mundësinë të shpjegoj në publik njërën nga shumë arsyet që më shtynë drejt përfshirjes në betejën opozitare të Partisë Socialiste", ka thënë sot, kandidatja për deputete e PS-së, Evis Kushi, lidhur me një deklaratë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
"Duke dashur të bëjë politikë kundër një gruaje të sapofutur në politikë, kryetarja e Kuvendit solli sot në vëmendjen e publikut historinë e një firme që unë kam hedhur në mirëbesim, njësoj si edhe kolegë të tjerë në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit.
Kam firmosur fare sinqerisht mbi një letër të bardhë pasi m’u tha se ishte fjala për një nisëm jopolitike, ku kërkohej bashkëpunimi i të gjitha forcave politike në funksion të integrimit. Por, fatkeqësisht, ajo nisëm s’ishte aspak jopolitike dhe aspak në frymën e bashkëpunimit që u tha se bota akademike ia kërkonte politikës për të mirën e vendit. Përkundrazi, ishte pjesë e atij politizimi të skajshëm që po e rrënon nga themelet botën akademike duke e kthyer universitetin në një hapësirë asfiksuese për lirinë e të menduarit.
Ky politizim skandaloz në dhunim të lirisë akademike", - sqaroi Kushi,-" është një nga shumë arsyet që më nxitën t’i them “Po!” ftesës Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Sot, duke dëgjuar mirëserardhjen e vrazhdë në politikë që më rezervoi kryetarja e Kuvendit, ndjehem edhe më e motivuar se dje për të luftuar në gjirin e skuadrës për rilindjen e Elbasanit e të gjithë Shqipërisë".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com