Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, ditën e stome kanë zhvilluar një takim me basketbollistët e ekipit të Elbasanit rreth investimeve në sport dy mandatet e fundit të PS.

Gjatë bisedimit është theksuar se ky investim do të thellohet edhe më shumë gjatë mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

Këtë takim, ministrja Kushi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku ka renditur disa prej arritjeve dhe investimeve në sport gjatë dy mandateve:

“Rritëm grantin për sportin dhe financimin për infrastrukturë sportive;

Janë realizuar investimet madhore për "Tirana Olympic Park", stadiumin e Elbasanit, Shkodrës dhe atë kombëtar "Air Albania";

Janë rikonstruktuar 62 terrene sportive dhe palestra sportive në sistemin arsimor parauniversitar;

Rikthyem në sistemin arsimor parauniversitar klasat sportive, si edhe rritëm në tre orë edukimin fizik në shkolla etj.”, shkruan Kushi.