
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi duke folur për aksesin e shkollave në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), theksoi se aktualisht në 1021 shkolla nga 1181, gjenden kompjuterë që janë në gjendje pune, ndërkohë që janë në përdorim edhe 981 laptopë ose tableta.
Ministrja shtoi se sot 100 shkolla janë të pajisura me 100 SmartLab-e, me laptopë të teknologjisë së përparuar që shërbejnë edhe si laboratorë për zhvillimin e lëndës së TIK që nga klasa e parë, por janë edhe në dispozicion të mësuesve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në sistemin SMIP.
Kushi tha se në projektet shumë të afërta janë 200 shkolla të tjera, me investime për SmartLabs me Bankën Botërore. Tashmë është nënshkruar marrëveshja me BB që në shtator të vitit 2023, të ketë në 200 shkolla të tjera SmarbLab-e.
Ndërkohë, edhe në bashkëpunim me WBIF në planet e afërta janë pajisja e 684 shkollave të tjera.
“Në një hark kohor prej dy vitesh ne do t’i kemi të kompletuara me laboratorë të teknologjisë së përparuar të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar”.
Për sa i përket internetit, Ministrja Kushi theksoi se AKSHI ka garantuar akses në internet fiks për 755 nga 1181 shkolla. Ndërkohë në shkollat e tjera po zhvillohen procedurat.
MAS e ndjek nga afër procesin e pajisjes së shkollave me internet, në bashkëpunim me AKSHI-n, i cili është institucioni përgjegjës për të garantuar aksesin në internet.
Lajmi kryesor:
Risitë e maturës shtetërore, Kushi te ‘Edukimi’: Provimet në sallë të mëdha me kamera! Ata që duan mjekësinë, kanë kriter hyrës në fakultet test të informatizuar
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
76.7%
-
Jo
18.1%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1130
Lajme të tjera
-
Përfundon puna për vendkalimet e këmbësorëve pranë sheshit ‘Nënë Tereza’, ja akset që janë pajisur me vijëzime lineare
2 Tetor, 19:47
-
Del për kafen e mëngjesit, nuk kthehet më në banesë. E bija: Vuan nga skleroza, 3 ditë asnjë gjurmë
2 Tetor, 18:20
-
Tiranë, banori do të djeg plehrat i vë flakën një sipërfaqeje toke me bimë të ndryshme
2 Tetor, 18:10
-
I dënuar për gjobëvënie, sekuestrohen 14 pasuri me vlerë 1 mln euro të 29 vjeçarit në Tiranë: Nga apartamentet te garazhet (Emri)
2 Tetor, 15:29
-
Veliaj pret Presidentin e Parë të Parlamentit të Landtag-ut të Vjenës: Mirënjohje për ndihmën në zhvillimin e arsimit profesional
2 Tetor, 15:13
-
U merrte para bizneseve për mos t'i gjobitur, SPAK dërgon për gjykim ish-inspektorin e ISHSH, Marvin Mersini
2 Tetor, 13:37
-
VIDEO/ Me buqetë me lule dhe i maskuar me skafandër, ‘korrieri’ hajdut grabit kasafortën në një apartament në Tiranë! Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar
2 Tetor, 13:30
-
Vetëm 8 studentë këtë vit në degën e Fizikës! Pedagogia Hafizi tregon për Report Tv shkaqet: As paga 40 mijë lekë nuk funksionoi si karrem
2 Tetor, 12:40
-
Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, rektori Hoxha: Të dhënat ende në përpunim, rezultati del në 2024! Manastirliu: Vijoni transformimin
2 Tetor, 10:49
-
Operacioni ‘Tempulli’, arrestohet 43-vjeçari, shkon në 96 numri i të ndaluarve në Tiranë
2 Tetor, 09:23
-
"Do ju vras…”, si kanosi dy policët Firdeus Berberi! Shkuan për Tafanin, para u doli një tjetër i kërkuar! Detaje nga dosja e bandës së Laert Haxhiut
1 Tetor, 21:22
-
'112' - Ekskluzive/ 'Tempulli', pamjet hap pas hapi të arrestimeve të shpërndaresve të drogës pranë shkollave
1 Tetor, 21:01