Risitë e maturës shtetërore, Kushi te ‘Edukimi’: Provimet në sallë të mëdha me kamera! Ata që duan mjekësinë, kanë kriter hyrës në fakultet test të informatizuar

Një ndër temat më të diskutuara të tematikës së arsimit është padyshim matura shtërore. Kështu e nisi diskutimin  në Komisionin e Edukimit, ministrja e Arsimit dhe Sporttit, Evis Kushi e cila foli për disa risi për sistemin parauniversitar.

Kushi u shpreh se për shkak tyë këtyre debateve, Kushi u shpreh se provimet e maturës do të zhvillohen në klasa shumë të mëdha dhe do të monitorohen nga klasa sigurie.

"Ende ka diferenca në notë mes mesatares vjetore dhe notës në maturën shtetërore dhe kjo vjen për vlerësim të fiktivitetiti. Provimet e maturës duhet të zhvillohen në klasa sa më të mëdha, që mund të jenë pallat sporti, korridore të mëdha në universitete. E rëndësishme është të jenë mjedise sa më të mëdha, te këtë nr të lartë administratorësh por edhe kamera sigurie që të gjithë të jenë të qetë.

Sa i takon hyrjes së Fakultetit të Mjeksisë, Kushi tha se nxënësit që preferojnë këtë degë do të bëjnë edhe një testim informativ që do të mbajë peshën e 30% të notës.

"Kemi marrë vendimin për testin e informatizuar për mjekësinë. Ky do jetë shtesë, pos provimet të maturës vetëm për ata që zgjedhin mjekësinë. Ata janë më të mirët që kemi në sistem, por kjo mungesa e fiktivitetit që thamë pak më lart mund të penalizojë disa që janë të shkëlqyer. Në këtë mënyrë ne rrisim meritokracinë. Është pritur shumë mirë nga maturantët, janë njohur me metodikën e pyetjeve. Pritet të jenë rreth 3 mijë kandidatë. Kemi marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, ne kemi dakordësim që ky provim të jetë kriter për renditjen e maturantëve me 30% të peshës. Risia është hartimi i testeve të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe.”- tha Kushi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi duke folur për aksesin e shkollave në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), theksoi se aktualisht në 1021 shkolla nga 1181, gjenden kompjuterë që janë në gjendje pune, ndërkohë që janë në përdorim edhe 981 laptopë ose tableta.

Ministrja shtoi se sot 100 shkolla janë të pajisura me 100 SmartLab-e, me laptopë të teknologjisë së përparuar që shërbejnë edhe si laboratorë për zhvillimin e lëndës së TIK që nga klasa e parë, por janë edhe në dispozicion të mësuesve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në sistemin SMIP.

Kushi tha se në projektet shumë të afërta janë 200 shkolla të tjera, me investime për SmartLabs me Bankën Botërore. Tashmë është nënshkruar marrëveshja me BB që në shtator të vitit 2023, të ketë në 200 shkolla të tjera SmarbLab-e

Në seancën e sotme dëgjimore me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i është përgjigjur shqetësimit në lidhje me dy ngjarje të dhunshme nga të rinjtë, të ndodhura jashtë ambienteve të shkollave, shprehur nga deputetja Flutura Açka.

Për shkak të ndjeshmërisë është përgjigjur duke thënë se rastet e dhunës, edhe kur shfaqen jashtë ambienteve të shkollave, janë një shqetësim që merret shumë seriozisht nga institucionet arsimore. Edhe pse të rinjtë mund të shfaqin dhunë jashtë shkolle, përsëri ministrja u shpreh se kemi përgjegjësi shumë të madhe.Kushi shtoi se edhe kur rastet e dhunës shfaqen me familjet e nxënësve, punonjësit psiko-socialë i trajtojnë këto raste, madje edhe në rastet kur fëmija dhunohet nga prindi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Kushi në Komisioni për Edukimin: 200 shkolla të tjera me SmarbLab-e, marrëveshja me Bankën Botërore

1676980149_klush.JPG

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi duke folur për aksesin e shkollave në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), theksoi se aktualisht në 1021 shkolla nga 1181, gjenden kompjuterë që janë në gjendje pune, ndërkohë që janë në përdorim edhe 981 laptopë ose tableta.

Ministrja shtoi se sot 100 shkolla janë të pajisura me 100 SmartLab-e, me laptopë të teknologjisë së përparuar që shërbejnë edhe si laboratorë për zhvillimin e lëndës së TIK që nga klasa e parë, por janë edhe në dispozicion të mësuesve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në sistemin SMIP.

Kushi tha se në projektet shumë të afërta janë 200 shkolla të tjera, me investime për SmartLabs me Bankën Botërore. Tashmë është nënshkruar marrëveshja me BB që në shtator të vitit 2023, të ketë në 200 shkolla të tjera SmarbLab-e.

Ndërkohë, edhe në bashkëpunim me WBIF në planet e afërta janë pajisja e 684 shkollave të tjera.

“Në një hark kohor prej dy vitesh ne do t’i kemi të kompletuara me laboratorë të teknologjisë së përparuar të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar”.

Për sa i përket internetit, Ministrja Kushi theksoi se AKSHI ka garantuar akses  në internet fiks për 755 nga 1181 shkolla. Ndërkohë në shkollat e tjera po zhvillohen procedurat.

MAS e ndjek nga afër procesin e pajisjes së shkollave me internet, në bashkëpunim me AKSHI-n, i cili është institucioni përgjegjës për të garantuar aksesin në internet.

Ora 12:23
Plagosja me armë zjarri në gjimnazin e Laçit, Kushi te ‘Edukimi’: E kemi në vëmendje rastin

1676978777_lushf.JPG

Në seancën e sotme dëgjimore me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i është përgjigjur shqetësimit në lidhje me dy ngjarje të dhunshme nga të rinjtë, të ndodhura jashtë ambienteve të shkollave, shprehur nga deputetja Flutura Açka.

Për shkak të ndjeshmërisë është përgjigjur duke thënë se rastet e dhunës, edhe kur shfaqen jashtë ambienteve të shkollave, janë një shqetësim që merret shumë seriozisht nga institucionet arsimore. Edhe pse të rinjtë mund të shfaqin dhunë jashtë shkolle, përsëri ministrja u shpreh se kemi përgjegjësi shumë të madhe.Kushi shtoi se edhe kur rastet e dhunës shfaqen me familjet e nxënësve, punonjësit psiko-socialë i trajtojnë këto raste, madje edhe në rastet kur fëmija dhunohet nga prindi.

“Sapo informohemi për raste të tilla ne ngremë grupe pune me psikolog, drejtues shkolle, mësues, për ta ndjekur bashkë me strukturat e policisë dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese,” - tha ministrja.

“E para në shkollat tona është shëndeti, siguria, mirëqenia e fëmijëve. Pavarësisht se ne jemi Ministrie Arsimit, ne kryesore kemi pikërisht garantimin e sigurisë së fëmijëve, mirëqenien e tyre, dhe sidomos brenda mureve të shkollës.” - u shpreh Ministrja Kushi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja