Kushi në takimin me Ambasadorin Izraelit: Krenari që nxënësit tanë të studiojnë vlerat mikpritëse të popullit shqiptar në strehimin e hebrenjve gjatë luftës
Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mirëpritur në zyrën e saj Ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler.
Gjatë takimit është diskutuar mbi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve tona, mbi mundësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre, dhe më konkretisht për rolin e luajtur nga Shqipëria për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Shqipëria ishte i vetmi vend ku hebrenjtë gjetën një strehë të sigurt për qëndrim në kohën kur në të gjitha vendet e tjera të Europës ata po përndiqeshin dhe vriteshin në masë" - shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj, ndërsa cilëson se "bazuar në vlerat mikpritëse të popullit shqiptar dhe tolerancës fetare që na karakterizon, në Shqipëri u shpëtuan mbi 2 mijë hebrenj, përveç atyre që kishin ardhur këtu që përpara Luftës së Dytë Botërore".
Ministrja Kushi nënvizon gjithashtu se"Sot, me sytë nga historia, është krenari për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë të studiojnë thellësisht këtë kapitull mes popullit shqiptar dhe popullit hebre, në një nga periudhat që është konsideruar nga më të errëtat në historinë e njerëzimit".
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
52.1%
-
Të gabuar
43.2%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 12535
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)
27 Shtator, 18:30
-
OKB: Më shumë se 30.000 persona janë larguar nga Libani në Siri
27 Shtator, 15:27
-
Izraeli refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim me Hezbollahun
26 Shtator, 15:12
-
Sa është dobësuar Hezbollahu pas sulmeve izraelite?
26 Shtator, 08:10
-
Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban
25 Shtator, 22:20
-
Pentagoni dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes rritjes së frikës së zgjerimit të luftës
24 Shtator, 08:18
-
Iran, 12 të arrestuar për bashkëpunim me Izraelin
22 Shtator, 22:08
-
Kryeministri izraelit Netanyahu: Hezbollahut i janë shkaktuar goditje të paimagjinueshme
22 Shtator, 14:33
-
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
21 Shtator, 16:09
-
Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut
20 Shtator, 22:46
-
Lufta/ Sulm ajror izraelit në Bejrut! Vritet komandanti i Hezbollahut, 14 të vdekur dhe 66 të plagosur
20 Shtator, 16:34
-
Hezbollahu godet veriun e Izraelit me 140 raketa
20 Shtator, 15:24