Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mohon që forca e tij politike t’i ketë bërë thirrje Brukselit për shtyrjen e hapjes së negociatave.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me amendamentet e PD drejtuar komisionit europian dhe këshillit të europës, Basha kërkon që kërkesat e PD të lexohen në mënyrë objektive dhe jo të njëanëshme.
Sipas Bashës, opozita nuk kërkon asgjë më shumë e asgjë më pak se sa BE i kërkon Shqipërisë. Kreu i PD e konsideon këtë situatë përpjekje të qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga ajo që basha e cilëson dështimi i qeverisë në procesin integrues.
Një ditë më parë u bënë publike amendamenet të Partisë Demokratike, ku deputeteti Aldo Bumçi i kërkon Komisionit Europian dhe Këshillit Europian të kushtëzojë hapjen e negociatave të Shqipërisë duke e lidhur këtë me tre kërkesa të saj që kanë të bëjnë me garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zbatimin tërësisht të ligjit të dekriminalizmit, lufta kundër drogës dhe plotësimi i pesë prioriteteve të BE.
Vetë deputeti Bumçi në një lidhje telefonike për Report Tv thotë se këto nuk janë kushte të opozitës por të Bashkimit Europian.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO