‘Kushtet kanë qënë skandaloze’, Rama nis ditën me qendrën e rinovuar shëndetësore në Bërdicë

‘Kushtet kanë qënë skandaloze’, Rama nis ditën me qendrën e rinovuar shëndetësore në Bërdicë

Qendra Shëndetësore Bërdicë para dhe pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me qendrën shëndetësore të rikonstruktuar në Bërdicë të Shkodrës. Rama shkruan se përmes imazheve tregohet se transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë.

Në videon e postuar nga Rama, doktori i qendrës, Teuton Muzaka shprehej se kushtet më parë kanë qënë skandaloze.

Në qendrën shëndetësore në Bërdicë kushtet kanë qënë skandaloze. Gjysma e qendrës shëndetësore ka qënë jo-funksionale. Sot jemi në një standart europian.

Dr Teuton Muzaka

Pak ditë më parë, kjo qendër shëndetësore u inspektua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Kemi krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor parësor, një standard unik, siç është në këtë qendër shëndetësore në Bërdicë të Shkodrës, ashtu është në 80 qendrat e rehabilituara deri tani, pjesa e parë e programit tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Vijojmë këtë vit me rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave të reja në të gjithë vendin”, deklaroi Manastirliu. (LEXO KËTU)

POSTIMI I PLOTË:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë