Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi qendrën shëndetësore Bërdicë e Madhe dhe ambulancën Rranxë të Bushatit, të cilat i shërbejnë rreth 6600 banorëve të këtyre zonave. Ndërkohë që në këtë qark katër qendra shëndetësore kanë përfunduar rikonstruksionin e plotë si pjesë e programit të 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit.
“Kemi krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor parësor, një standard unik, siç është në këtë qendër shëndetësore në Bërdicë të Shkodrës, ashtu është në 80 qendrat e rehabilituara deri tani, pjesa e parë e programit tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Vijojmë këtë vit me rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave të reja në të gjithë vendin”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha nga Bërdica se është siguruar furnizimi i plotë me barna dhe materiale mjekësore për qendrat dimërore që bllokohen nga dëbora.
“92 qendra shëndetësore dimërore janë pajisur me të gjitha barnat e urgjencës për të gjithë sezonin e dimrit. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri dhe jam këtu për të siguruar qytetarët që jemi në terren për të garantuar akses në shërbime shëndetësore edhe në këto ditë të motit të vështirë”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u ndal dhe në ambulancën Rranxë në Bushat, ku pa nga afër rikonstruksionin e kësaj ambulance, një investim i munguar prej dy dekadash në zonën e Vaut të Dejës. Ministrja inspektoi gjithashtu punimet në një qendër që po ndërtohet rishtazi në këtë zonë, në kuadër të projektit "Fuqizimi i kujdesit parësor", financuar nga Programi Italo-Shqiptar IADSA, e cila do të garantojë një standard të ri shërbimi 24/7 për 13 mijë banorët e Bashkisë Vau Dejës.
Në qarkun e Shkodrës janë rikonstruktuar dhe pajisur sipas standardeve 4 qendra shëndetësore dhe ambulance, përkatësisht qendra shëndetësore Bërdicë, qendra shëndetësore Velipojë, ambulance Rranxë dhe qendra shëndetësore Stërbeq në Malësinë e Madhe.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Ekonomia dhe Financat/ Manastirliu për buxhetin: 3800 bursa për nxënësit, 80 laboratorë të rinj, 850 punonjës psikosocialë dhe transport për fëmijë dhe mësues
12 Nëntor, 11:04
-
Dy ditët e fundit të hetimorit të shëndetësisë! Të hënë dhe të martë dëshmojnë ministra dhe ish ministra, pritet ardhja e Ilir Beqajt nga burgu
19 Tetor, 15:45
-
Qeveria ligj të ri për kërkimin shkencor/ PD: Qeveria po e centralizon! Manastirliu: Nuk preket autonomia e Universiteteve në shkencë
9 Tetor, 16:51
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
-
Manastirliu inspekton shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Tiranë: 300 shkolla të pajisura me laboratorë
4 Tetor, 12:39