TIRANË- Kërkesa e SPAK për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku ka mbetur ende pezull në sirtarët e Kuvendit. Sot në orën 12:00 ishte parashikuar që të mblidhej Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK, por Kuvendi njoftoi shtyrjen e mbledhjes pa afat.
Kjo lëvizje vjen ndërsa Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me një vendim për rastin Balluku, pas shqyrtimit të ankimit të qeverisë. Njoftimi për shtyrjen e mbledhjes u ka shkuar edhe prokuorëve të SPAK, të cilë tashmë s'do të paraqiten në Kuvend.
Kuvendi thotë se anëtarët e këtij Këshilli, pra socialistët, kanë kërkuar që vendimmarrja të merret duke vlerësuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë rast. Kjo e fundit u mblodh dje por nuk doli dot me një vendimmarrje duke argumentuar se i duhet më shumë kohë.
“Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, si dhe duke marrë në konsideratë se në mbledhjen e parë të Këshillit, të zhvilluar më datë 19.12.2025, deputetë anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “për dhënie e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”, njoftoi Kuvendi.
PD akuzoi se zvarritja e çështjes Balluku, si nga Kushtetuesja edhe nga Kuvendi, po bëhet me urdhër të Ramës për të bllokuar SPAK dhe mbrojtur Ballukun.
"Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Balluku", tha grupi i PD përmes një deklarate për shtyp.
Më 20 nëntor 2025 SPAK e mori të pandehur ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë, dhe e pezulloi nga detyra. Por pas padisw sw Kryeministrit Edi Rama, Gjykata Kushtetuese e riktheu zëvendëskryeministren në karrigen qeveritare.
Më 16 dhjetor, SPAK, kërkoi leje nga Kuvendi për ta arrestuar Ballukun, me elementë të rinj hetimor ndaj saj, duke vënë në dijeni deputetët se është në hetim për 7 lote të Unazës së Tiranës dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë, përfshirë koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.
Që nga ajo kohë, socialistët nuk i kanë dhënë përgjigje prokurorisë së Posaçme, duke fituar kohë me procesin në Kushtetuese, i cili po shqyrton vetëm masën e pezullimit nga detyra.
Shoqëria civile, edhe këtë të mërkurë i kërkoi parlamentit të dorëzojë para drejtësisë politikanët e dyshuar për krime.

Grupi i PD ka reaguar pasi Kuvendi njoftoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Imunitetit ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. PD thotë se kjo zvarritje, si nga Kushtetuesja dhe nga Kuvendi, është strategji për të bllokuar SPAK. Sipas PD, Balluku po mbrohet me urdhër të Ramës.
REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD:
Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit.
Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për të pandehurën Belinda Balluku.
Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja e Këshillit të Mandateve, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse masa e re e sigurisë që kërkon SPAK ndaj Ballukut nuk ka asnjë lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra.
Si shtyrja nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe shtyrja nga Kuvendi janë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, i komanduar politikisht nga Edi Rama.
Për shkak se ka marrë një vendim pezullimi të vendimit të GJKKO-së, Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ligjor të shqyrtojë këtë çështje me përparësi dhe të konkludojë me një vendimmarrje që zhbllokon veprimtarinë hetimore të SPAK.
Çdo vonesë është shërbim i drejtpërdrejtë për Edi Ramën, për të blerë kohë kundër drejtësisë, dhe për të pandehurën Balluku, për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro.
Ditën e sotme, Qëndresa Qytetare ka zhvilluar një protestë simbolike para Kryesisë së Kuvendit. Qëllimi i protestës ishte t’i kërkohej Këshillit të Mandateve që të dorëzonte imunitetin e ministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK.
Sidorela, një përfaqësuese e kësaj organizate është shprehur se Kuvendi nuk mund të bëhet mburojë për ministrat e korruptuar, duke mos i dërguar para drejtësisë kur thirrjen nga Prokuroria.
“Shtyrja e qëllimshme e Këshillit të Mandateve që po gjykon çështjen e imunitetit të zonjës Balluku është një akt i hapur i manipulimit institucional dhe një shkelje e rëndë e besimit publik. Kjo nuk është një vonesë proceduriale, por një mbrojtje e orkestruar në favor të Ballukut, që akuzohet për korrupsion. Zvarritja e procesit është një mesazh i qartë për qytetarët, që ligji nuk është i barabartë për të gjithë dhe pushteti politik është mbi drejtësinë. Këshilli i mandateve po përdoret për të blerë kohë dhe për të shmangur llogaridhënien. Nëse Kuvendi nuk merr vendim brenda 3 muajve, kërkesa e ardhur nga organet e drejtësisë do të quhet e pushuar dhe për Ballukun mandati do të jetë mburoja para drejtësisë. Kjo praktikë është e rrezikshme, sepse e shndërron Kuvendin në një mekanizëm mbrojtës për pushtetin. Kjo heshtje institucionale është fyerje publike për të gjithë ne. Mos-veprimi për çështjen Balluku forcon bindjen se Shqipëria qeveriset nga pandëshkueshmëria dhe jo nga ligji. Kërkojmë ndërprerjen e këtij procedi farsë, mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve dhe trajtimin e çështjes me transparencë të plotë. Çdo shtyrje tjetër me afat apo pa afat, është një akt i vetëdijshëm kundër demokracisë dhe vullnetit qytetar. Kërkojmë që hajdutët qeveritarë të mos mbrohen nga mandati i tyre i deputetëve”, tha Sidorela, një përfaqësuese Qëndresa Qytetare.
Po ashtu, në protestë foli edhe një përfaqësues tjetër, i cili tha se mbrojtja e korrupsionit të qeverisë po bëhet përmes deputetëve, të cilët janë zgjedhur aty nga vullneti i qytetarëve. Ai kërkoi që Këshilli i Mandateve të mblidhen me urgjencë dhe ta trajtonte seriozisht çështjen e Ballukut dhe ky proces të mos zvarritej më.
“A ka hall më të madh për qytetarin, kur prokurori thotë se një ministër është duke vjedhur? A ka hall më të madh kur Prokuroria i kërkon deputetëve imunitetin e një prej ministrave? Si mundet që deputetët me vullnetin e qytetarëve të mbrojnë hajdutët, të mbrojnë hajdutët, të mbrojnë vjedhjen dhe milionat e eurove të vjedhura në mënyrë galopante.”, tha një tjetër përfaqësues i Qëndresa Qytetare.
Në përfundim të protestës, përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare hodhën çelësa para Kryesisë së Kuvendit, për të simbolizuar 300 apartamentet për të cilat Balluku përflitet se i ka në pronësi të vet.
Komente











Me SHTYRJEN e perseritur per MBJEDHJEN E KESHILLIT te MANDATEVE = IMUNITETI i Be-linda Balluku-t, edhe njehere, u KONFIRMUA se Kryeministri Edvin Kristaq Rama bashke ¨Rilindjen¨, aspak socialiste, realisht JANE ATA QE KANE e PO NDERHYJNE BRUTALISHT ne DY PUSHTETET e TJERA : si NDAJ PUSHTETIT GJYQESOR ( GJYKATES per KRIME te RENDA dhe KORRUPSION = PEZULLIMI e/o ARRESTIMI JANE LEGJITIME SIPAS KUSHTETUES dhe KODIT PENAL ! ), ashtu edhe NDAJ PUSHTETIT PARLAMENTAR/LEGJISLATIV . ------------ PARTIA SOCIALISTE, fatkeqesisht, eshte XHYTUR ne OMERTA' (si ne CORLEONE-n e COSA NOSTRA-s) . = ndersa Edvin Kristaq Rama eshte KATANDISUR si Salih Rame Berisha .
PërgjigjuMe SHTYRJEN e perseritur per MBJEDHJEN E KESHILLIT te MANDATEVE = IMUNITETI i Be-linda Balluku-t u KONFIRMUA se Kryeministri Edvin Kristaq Rama bashke ¨Rilindjen¨, aspak socialiste, realisht JANE ATA QE KANE e PO NDERHYJNE BRUTALISHT ne DY PUSHTETET e TJERA : si NDAJ PUSHTETIT GJYQESOR ( GJYKATES per KRIME te RENDA dhe KORRUPSION = PEZULLIMI e/o ARRESTIMI JANE LEGJITIME SIPAS KUSHTETUES dhe KODIT PENAL ! ), ashtu edhe NDAJ PUSHTETIT PARLAMENTAR/LEGJISLATIV . ------------ PARTIA SOCIALISTE fatkeqesisht eshte XHYTUR ne OMERTA' (si ne CORLEONE-n e COSA NOSTRA-s) .
PërgjigjuIku koha e PPSH kur kishte shtet hahaha
Përgjigjuore arrestohet nese ka prova. Po keta te PD pse nuk arrestohen ?
PërgjigjuPo kur tja gjejn dhe PD do i Bashkohet dhe Ballukut tat.
qendresa e PD quhet kjo se qytetare te lire nuk ka aty ne ate grupim njerzish. Jane po ato fytyra qe sheh ne takimet e berishes neper grupseksione, jane ata patronazhiste te grupseksioneve qe kane ne lista etiketime te tilla si: PD e sigurt, PD e lekundur, Pa informacion apo dhe PS e sigurt. me qendrestare te tille nuk shkohet as deri tek bideja
PërgjigjuVertet mendoni se Balluku do arrestohet o te mjer? Ajo i ka rrenjet e thella dhe mbrohet nga mafia
PërgjigjuPo ça lidhje ka njëra çështje me tjetrën??? Janë 2 të ndryshme në GjK dhe Kuvend.
PërgjigjuShumica e njerezve nuk e dine qe keto jane dy gjera komplet te ndryshme nga ana juridike dhe nuk ndikojne njera tjetren. Nga ana e opnionit publik, nese gjykata kushtetuese do shprehet kundra pezullimit, qeveria do e perdore si argument qe SPAK ishte gabim. Me kete rast do justifikohet pse nuk i heq imunitetin, pavarsisht se jane dy gjera te ndryshme.
Shtet Kriminal! Shpresoj te jete duke e ndjekur me vemendje delegacioni i BE situaten. Ne kete rast po behet backtracking ne reformen ne drejtesi dhe Shqiperise i duhet pezulluar rruga per antaresim.
PërgjigjuOre sikur i bonte vetem Berisha keto gjëra, apo ne kete rast nuk ka skandal kushtetues, kriminel etj etj.
PërgjigjuTani dallohen dashnoret e drejtesise.
PërgjigjuPo mire more analist si ka mundesi qe drejtesia nuk areston keta te pd qe po djegin e shkaterojne por duan te arestojne per dhenie te konçesioneve .Balluku ka nje komision per dhenien e ketyre konçesioneve dhe e kane pare sipas dispozitave qe jane te reflektuara ne dokumenta .Po pse prokuroi vendos se kujt do tja japi ? Pika qe sju bie .Kjo qe po ben prokuroria ( aspaku ) eshte grusht shteti ndaj qeverise .Dum dumanet e kane vendin ne banken e te akuzuarve per mos respektim te te drejtes se votes se popullit .Nuk ka arsye qe te japi dorheqe Balluku .Shikoni rastin e Erionit .Krimineli sali dhe esporta e tij po djegin vendin po ju shajne me liber shtepie dhe ju hyni ne brime te miut nga frika .Mos valle keni ndonje mize ne kesule qe nuk veproni ?