TIRANE - Të gjitha ndëshkimet e vëna ndaj biznesit me gjoba nga Tatimet, do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluara të paktën edhe për një muaj. Gjykata Kushtuese vendosi të lë në fuqi pezullimin e ligjit për procedurat tatimore, duke rrëzuar kështu kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave.
Sipas biznesmenit Nikollaq Neranxi ligji 99/20 nuk sjell heqjen e informalitetit të ekonomisë. Me vendimin e marrë sipas tij - doli në pah se cenohet liria e tregut në Shqipëri.
"Një ditë e shënuar për ne. Sot doli hapur se gjobat marramendëse sjellin korrupsion, nuk luftojnë informalitetin. Ne do t'i drejtoheshim Gjykatës së Strasburgut nëse do ishte vendim kundër nesh, dhe do ishte shpenzim i madh", - u shpreh kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve në Shqipëri.
Në një prononcim telefonik për Report TV Neranxi u shpreh: "Kemi ‘vrarë’ frikën". Vendimi sipas tij është shpresë e madhe për të vijuar jetën normale
Me hyrjen në fuqi të ligjit për procedurat tatimore në muajin janar, biznesi ju drejtua Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi pezullimin e ligjit. Ishte më tej Ministria e Financave dhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave që ju drejtuan Kushtetueses për të rrëzuar pezullimin që do t'i hapte rrugë zbatimit të ligjit.
Pritet që pas një muaji Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim se çfarë do të bëhet me ligjin për procedurat tatimore, nëse ai do të vlerësohet kushtetues ose jo.
"Vendimi i gjykatës pas një muaji besoj se do të jetë pro biznesit", - u shpreh Neranxi.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pritur me duartrokitje edhe nga shoqata të tjera dhe grupe të interesit të prekura drejtpërdrejtë nga gjobat e larta që i janë vënë.
Gjykata
Me hyrjen në fuqi të ligjit për procedurat tatimore në muajin janar, biznesi ju drejtua Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi pezullimin e ligjit. Ishte më tej Ministria e Financave dhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave që ju drejtuan Kushtetueses për të rrëzuar pezullimin që do t'i hapte rrugë zbatimit të ligjit. Pritet që pas një muaji Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim se çfarë do të bëhet me ligjin për procedurat tatimore, nëse ai do të vlerësohet kushtetues ose jo. “Vendimi i gjykatës pas një muaji besoj se do të jetë pro biznesit”, u shpreh Neranxi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pritur me duartrokitje edhe nga shoqata të tjera dhe grupe të interesit të prekura drejtpërdrejtë nga gjobat e larta që i janë vënë.
Ndërkohë Shoqatat e biznesit janë shprehur se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese edhe disa ndryshime në Kodin Penal që gjithashtu parashikojnë ashpërsimin e ndëshkimeve ndaj shkeljeve fiskale.
Ligji i ri
Gjobat e reja të miratuara nga Qeveria, mbetën në fuqi për rreth një muaj dhe parashikojnë penalizime deri në 10 milionë lekë për shkelje tatimore. Sipas legjislacionit të ri, çdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, dënohet me gjobë prej 500 mijë lekësh. Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin nga bizneset e vogla, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.
Nëse nga verifikimi dhe kontrolli i parë në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të të punësuarve në organin tatimor tatimpaguesi përkatës detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të pagës reale të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, konsiderohet evazion tatimor, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin. Në rast se subjekti nuk afishon në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, nëse nuk i jepet kuponi, dënim me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO