Kushtetuesja pezullon ligjin e
Vettingut, e dërgon në Venecia

Kushtetuesja pezullon ligjin e<br />Vettingut, e dërgon në Venecia
I njohur si Vettingu, ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është pezulluar këtë të martë nga Gjykata Kushtetuese.
 
Kushtetuesja ka marrë vendimin në dhomë këshilli duke arsyetuar pezullimin e efekteve të këtij ligji dhe dërgimin e tij për opinion në komisionin e Venecias.
 
Deri në një përgjigje të Venecias dhe gjykimit më pas në themel të ligjit efektet të cilat preknin gjyqtarët dhe prokurorët në procesin e rivlerësimit do të qëndrojnë të ngrira.
 
Po ashtu Kushtetuesja ka pranuar të bëjë palë në procesin e gjykimit në themel në padinë e ngritur nga partia demokratike dhe Unionin e Gjyqtarëve i cili një ditë më parë depozitoi kërkesën për tu legjitimuar si subjekt në këtë proces.
 
Si përfundoi Vettingu në Kushtetuese?
 

Ishin firmat e 1/5 të deputetëve të opozitës të cilët 3 ditë para hyrjes së fuqi të ligjit të Vettingut më 5 tetor depozitoi padinë në Kushtetuese.
 
Më 8 tetor ky ligj hyri në fuqi dhe prej më shumë se 2 javë prokuror e gjykatës kishin nisur të depozitonin formularët e rivlersimit pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.
 
Faza e depozitimit të formularëve sipas ligjit që kish hyrë në fuqi përfundonte më 7 nëntor 2016, por tashmë ky afat quhet i ngrirë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës kushtetuese.
Me këtë vendim tashmë rivlerësimi i pasurisë dhe figurës së gjyqtarit e prokurorit do të qëndroje pezull dhe deri në pritje të përgjigjes nga Komisioni Venecias, Gjykata Kushtetuese nuk do të ndërmarrë asnjë hap për të nisur gjykimin në themel bënë me dije burime për Shqiptarja.com.
 
Vettingu u miratuar më 30 gusht 2016 në parlament vetëm me votat e mazhorancës ndërsa opozita e cila nuk mori pjesë në votim deklaroi në atë seancë se do të ankimojë në kushtetuese ligjin.
 
Ndërkohë, mësohet se vendimmarrja për të pezulluar Vettingun nuk ka rezultuar një seancë e lehtë në Gjykatën Kushtetuese ku burime për Shqiptarja.com bënë me dije se opinionet pro dhe kundër pezullimit janë ndarë vetëm me një votë dhe seanca e tensionuar ka zgjatuar për afro 2 orë.

vendimi i gjk
(Vendimi i Gjykatës Kushtetuese)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari