Kushtetuesja pranon kërkesën e
Nishanit, shfuqizon 2 nene për FA

Kushtetuesja pranon kërkesën e<br />Nishanit, shfuqizon 2 nene për FA
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për shfuqizimin e ligjit për Forcat e Armatosura. Kreu i Shtetit kundërshtoi si të papajtueshëm me Kushtetutën disa nene të ligjit të miratuar pak kohë më parë nga mazhoranca.

Pretendimet e presidentit Nishani për këtë ligj, lidheshin me faktit se sipas tij në disa nene, shumica qeverisëse ka tejkaluar kompetencat e saj duke marrë përgjegjësi që i takoj kreut të shtetit. Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të kërkesës së presidentit Nishani ka vendosur ta pranojë pjesërisht atë. Kështu gjykata vendosi të shfuqizojë nenet 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 që janë ata “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë” dhe rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera të kreut të shtetit.

Kjo nuk është beteja e parë mes kreut të Shtetit dhe mazhorancës. Së fundmi presidenti dhe mazhoranca u përplasën lidhur me emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Mazhoranca rrëzoi në Kuvend, dy propozimet e Nishanit ndërkohë që edhe pse shumica ka kërkuar që procedimi i përzgjedhjes së kandidaturave të kalojë nën një filtër përzgjedhës, presidenti ka rihapur sërish garën për vakancat në këtë gjykatë.

Një tjetër precedent përplasjeje mes kreut të shtetit dhe mazhorancës ishte kthimi i ligjit për shërbimin e jashtëm nga kreu i shtetit. Në pjesën më të madhe të ligjeve që ka kthyer për rishqyrtim, Nishani ka ngritur pretendimet për marrjen e kompetencave nga përfaqësuesit e mazhorancës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar