Kushtetuesja publikon vendimin, nga sot mund të përcaktohet data e zgjedhjeve të parakohshme

Kushtetuesja publikon vendimin, nga sot  mund të përcaktohet data e zgjedhjeve të parakohshme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë në rastin e Etem Arifit, raportojnë mediat kosovare.

Pas më shumë se gjashtë muajsh, Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi. Sot Kushtetuesja ka publikuar edhe aktgjykimin e plotë i cili do t’u përcillet palëve.

Publikimi i aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja i hap rrugë edhe shpalljes së datës për zgjedhjet e reja.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dy ditë me radhë ka pritur në Presidencë të gjitha partitë politike, derisa pas takimeve tha se për datë të zgjedhjeve do të vendoset vetëm pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë