Kushtetuesja rrëzon Nishanin për
zgjedhjen e nënkryetarit të KLD

Kushtetuesja rrëzon Nishanin për<br />zgjedhjen e nënkryetarit të KLD
TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon presidentin Nishani për ligjin e ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në seancën e djeshme gjyqësore, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos pranoi kërkesën e presidentit për pezullimin e menjëhershëm të nenit të ligjit për KLD-së i cili sanksionon se nënkryetari i këshillit zgjidhet një nga tri anëtarët e miratuar nga Kuvendi.

Seanca
Ekspertët ligjor të presidencës kishin kërkuar që ligji i ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë të shpallet si antikushtetues me argumentin se i imponon presidentit që të propozojë si nënkryetar një nga tri anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi. Sipas presidencës ky nen në ligj është antikushtetues pasi i imponon titullarit e një institucioni të pavarur që të përzgjedh si zëvendësues të tij një nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi dhe jo të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kësisoj, sipas tyre, ky nen duhet të pezullohej në mënyrë të menjëhershme.

Prapaskena
Kërkesa e presidentit për të pezulluar në mënyrë të menjëhershme nenin i cili lidhet me procedurën e përzgjedhjes së nënkryetarit të KLD-së lidhet edhe me faktin se aktualisht institucioni nuk e ka një person të tillë. Pas shkarkimi të Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbeti pa një nënkryetar. Me emërimin e dy anëtarëve të rinj rreth një javë më parë, Kuvendi plotësoi numrin e tri anëtarëve të saj të cilët domosdoshmërish do të hidhen në votim nga presidentit për nënkryetar të KLD-së.

Konkretisht Albana Shtylla, Sokol Çomo dhe Vangjel Kosta janë tri emrat që Nishani duhet ti hedh në votim për zëvendësues të tij. Nëse kërkesa e tij në gjykatë do të ishte miratuar, atëherë Nishani do të mblidhte Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të votuar nënkryetarin e saj ku sipas të gjitha gjasave do të propozonte një nga anëtarët e zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore. KLD është e përbërë nga 15 anëtar duke përfshirë këtu edhe presidentin i cili është kryetari i Këshillit. Nëntë anëtar të tij zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore ndërsa tri nga Kuvendi. Veç këtyre anëtarëve, në përbërje të Këshillit janë edhe Ministri i Drejtësisë dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë të cilët nuk mund të propozohen si zëvendëskryetar të KLD-së përshkak se ata kanë një rol tjetër.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë