Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD
për heqjen e mandatit të Rakip Sulit

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD<br />për heqjen e mandatit të Rakip Sulit
Rakip Suli deputeti i Partisë Socialiste nuk ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, ndërsa firma në pronësi të djalit të tij nuk ka përfituar para publike në shkelje të ligjit dhe konfliktit të interesit.

Është ky vendimi i gjykatës kushtetuese e cila këtë të mërkurë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur si antikushtetues mandatin e deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës.

Mandati i Sulit përfundoi në kushtetuese pas atij të deputetit Kokëdhima dhe deputetes Vali Leskaj ndërsa është rrëzuar pretendimi PD-së pasi gjykata ka arritur në konkluzionin se nuk është shkelur kushtetuta.

Deputetët e kanë të ndaluar me ligj të përfitojnë para publike në tendera apo nërëpmjet çdo forme për aq kohë sa ata betohen dhe marrin mandatin e deputetit.
Në rastin e deputetit Kokëdhima gjykata gjeti shkelje dhe ja hoqi mandatin ndërsa në rastin e znj.Leskan dhe Suli kërkesa e PD u rrëzua.

Vendimi i kushtetuese mban dt.14 Shtator 2016 dhe me këtë vendim i cili pati dhe debat mes PD-s dhe parlamentit për mosçuarjen në Kushtetuese për interpretim pas 5 muaj ky vendim shuan pritshmërit e PD-së për largimin e Rakip Sulit nga salla e Kuvendit.

Suli u akuza nga PD se mori para me anë të një kontrate qiraje mes firmës së tij dhe OSHEE për godinën në autostradë ndërsa ai e mohoi duke deklaruar se skish asnjë lidhje me qiranë dhe kontratën e lidhur.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron