TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje aktin normativ të qeverisë për të shtyrë për 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për Nënpunësin Civil. Drafti i cili futi në sherr politikën që me fillimin e legjislaturës së duket se tani ka futur në një klimë edhe më shumë konfliktuale politikën në vend pasi me vendimin e marrë dje nga ana e Kushtetueses, akti i qeverisë nuk mund të quhet i ligjshëm ndërsa ligji për “Nënpunësin Civil” nuk mund të vihet në zbatim pasi i mungojnë aktet nënligjore. Pavarësisht se Gjykata Kushetuese nuk është shprehur zyrtarisht, burime nga të dyja kampet politike pohojnë se akti normativ është rrëzuar dhe në këtë mënyrë ankesa e bërë nga Partia Demokratike është cilësuar si e drejtë nga ana e trupës së gjyqtarëve.
Ky vendim nuk është argumentuar ende nga gjykata pasi kjo do të kërkoi disa ditë të tjera që të bëhet publike, por deri në momentin kur ky institucion të argumentojë vendimin e tij, vendi do të futet në një situatë të pakënaqshme pasi nga njëra anë opozita do të dalë si triumfatore ndaj këtij vendimi, ndërsa qeverisë do ti duhet të përveshë mëngët për të bërë gati aktet nënligjore pasi deri më tani, vendi nuk ka fare një ligj i cili të jetë i zbatueshëm për nënpunësat e administratës publike. Konkretisht në datën 30 maj të këtij viti, parlamenti u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar tri draftet e kërkuara nga Brukseli, por me t’u miratuar, kabineti Berisha nuk hartoi as një akt nënligjor i cili do të mund të fuqizonte ligjin e votuar unanimisht. Ligji kishte një klauzolë që si datë për fuqizimin e saj të ishte 1 tetor, pra pak ditë pasi kabineti qeveritar i Edi Ramës të kishte nisur nga puna.
Nga harku i ngushtë kohor, qeveria nuk mundi që të hartonte draftet nënligjore pasi kërkonin konsultime me ndërkombëtarët dhe për rrjedhojë, miratoi një akt normativ i cili e shtyu fuqizimin e këtij ligji për 6 muaj, dhe shtyu automatikisht afatin e skadimit me 6 muaj edhe draftit të vjetër për nënpunsin civil. Por me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ligji i vjetër ra automatikisht duke fuqizuar një draft i cili nuk është i zbatueshëm për shkak se nuk ka akte nënligjore dhe për rrjedhojë administrata publike nuk ka as një ligj që të tregoj se si fuknksionin puna e tyre. Një nga problemet e tjera që do të has qeveria është edhe dëmshpërblimi që duhet ti jap personave të larguar nga puna për shkak të ristrukturimit të Ministrive, ose ti rikthejë ata sërish në punë pasi me draftin e “Nënpunësit Civil” ishin rreth 8 mijë persona që gëzonin këtë status.
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com