Qeveria nuk heq dorë nga tatimi i profesioneve të lira! Skemë e re taksimi në 2025! Kontabilistja: Nëse s’tatohen të gjithë, nuk e pranojmë

Tirane- Qeveria nuk heq dorë nga tatimi i profesionistëve të lirë, edhe pse nisma e parë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese më 27 qershor 2024.

Profesionistët e lirë do të taksohen me një normë të re tatimore, e cila do të jetë gati për vitin 2025. Ministria e Financave, mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat që Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi pjesërisht, do të punojnë për normën e re tatimore më të ulët.

Por as një normë e rishikuar nuk do të pranohet nga kjo kategori. Kontabilistja Etleva Treska thotë se pa u tatuar të gjitha bizneset, çdo skemë tatimore do të ishte e padrejtë.

“Nuk është e drejtë që një biznes të tatohet dhe një biznes të mos tatohet. Në momentin që shteti vendos diçka për të gjithë atëherë të gjithë do ta zbatojmë, por nuk mund të persekutosh trurin e vendit”, shprehet Treska.

Puna për rishikimin e skemës për taksimin e ri të profesionistëve të lirë nis brenda këtij viti, dhe pritet që të finalizohet në qershor të 2025-ës. Pas hartimit të skemës së re, Report TV mëson se ai do të kalojë në tryeza të hapura konsultimi me grupet e interesit.

“Kjo luhatje e ligjit për tatimet apo rreth biznesit nuk është e shëndetshme as për bizneset as për ekonominë sepse krijon luhatje dhe tkurrje të bizneseve, se ka paqëndrueshmëri të tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit mbi fitimin”, pohon ekspertja.

Nëse qeveria rikthen tatimin edhe për biznesin e vogël para vitit 2029, profesionistja e lirë Etleva Treska thotë se tatimi nuk duhet të jetë më 15%.

“Norma është e lartë, mund të pranohet një normë 5 deri në 10%”, pohon ekspertja.

Të padrejtë e konsideron kontabilistja edhe qasjen e qeverisë, që ende nuk i ka kthyer paratë 6541 profesionistëve të lirë.

“Ligji doli antikushtetues, dhe që në këtë moment të gjitha pagesat duhet të ktheheshin. Në fund të ditës ishte një ligj i padrejtë dhe penalizonte një shtresë të bizneseve”, thotë Treska.

Tatimi me 15% i profesionistëve të lirë me xhiro deri në 14 milionë lekë, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, si joproporcional dhe në cenim të sigurisë juridike. Teksa ende s’ka një vendim nga qeveria nëse do t’ua kthejë paratë atyre që kanë paguar, Partia Demokratike ka depozituar në kuvend nismën ligjore për kompensimin e profesionistëve që paguan dhe zerimin e detyrimeve apo gjobave për ata që nuk paguan këstet deri më 30 qershor 2024.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut