Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit

Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit

Administrata Tatimore gjatë një aksioni

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po operon me proceset e saj si në kontrolle biznesesh për aksionin e informalitetit të pagave, ashtu edhe në rimbursimin e kësteve të parapaguara të tatim-fitimit nga profesionet e lira, pak pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e Qeverisë.

Administrata Tatimore njoftoi sot (27 Dhjetor) se po ‘vijon procesin e rimbursimit të kësteve të parapaguara të tatimit mbi fitimin dhe tatim-fitimit të thjeshtuar, duke synuar përmbushjen e afatit ligjor të përcaktuar në aktin normativ, 30 dhjetor 2024’.

“Aktualisht janë rimbursuar 6.1 milionë euro për 7688 tatimpagues në total. Ftojmë 449 tatimpaguesit e mbetur të deklarojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare në një nga bankat e nivelit të dytë, në monedhën Lek, për të garantuar një proces të shpejtë dhe të saktë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Çështja e taksës së tatim-fitimit për profesionet e lira u kthye në një ‘kalë beteje’ për opozitën dhe mazhorancën, me të parën që e cilësoi si antikushtetues ligjin dhe e dyta që këmbënguli se ishte i nevojshëm.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur